• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kosova Lindore përkujtoi Ridvan Qazimin – Komandant Lleshin

Publikuar: 28.05.2012 - 11:58

Preshevë, 28 maj - Të dielën në praninë e qindra shqiptarëve nga katër anët e Kosovës Lindore (Presheva, Bujanoca dhe Medevegja) si dhe mysafirë nga Kosova, në Tërnoc të Madh u përkujtua në mënyrë madhështore komandanti legjendar Ridvan Qazimi-Komandat Lleshi. Duke shënuar  11- vjetorin e rënies heroike për liri me uniformë të UÇMPB-së, pjesëmarrësit në duar mbanin flamuj e fotografi të komandant Lleshit. Në mesin e tyre për ta nderuar kishin ardhur edhe shumë luftëtarë dhe bashkëpunëtorë të tij të pushkës dhe dialogut që ishin të angazhuar për një perspektivë më të mire të Luginës së Preshevës. Të pranishmëve ju është drejtuar edhe kryetari aktual i Bujanocit Shaip Kamberi, Jonuz Mulsiu, kryetari i Kuvendit dhe ish kryetari i KP të UÇPMB-se në Luginën e Preshevës.

Ndërkaq, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së Edmond Isufi, duke folur për rolin dhe angazhimin ushtarak të ndjerit Ridvan Qazimi, theksoi se Komandant Lleshi ka luftuar për çlirimin e trojeve tona shqiptare.

“Ky mision i filluar ka mbetur në gjysmë. Prandaj, për t ja arritur qëllimet e komandant Qazimit dhe synimet tona duhet të jemi unik”, tha me këtë rast Edmond Isufi. 

Para se të ndërronte jetë, Ridvan Qazimi ishte kryenegociatori nga pala ushtarake shqiptareve të Luginës së Preshevës me NATO-n dhe palën serbe në anën tjetër. Komandant Lleshi u vra tinëzisht në një pritë vetëm katër ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit nga forcat serbe, siç ishte raportuar atëbotë, megjithëse rasti ende nuk është ndriçuar përfundimisht.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell