• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arvizu takon Ramën në selinë e PS

Publikuar: 09.05.2012 - 17:34

Tiranë, 9 maj - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po zhvillon një takim në selinë e PS, me ambasadorin amerikan Alexandër Arvizu.

Ambasadori mbërriti në selinë rozë në orën 16:40 minuta dhe pritet të diskutojë me kryesocialistin për procesin e zgjedhjes së presidentit, raporton BW.

Takimi Rama-Arvizu vjen dy ditë pasi kryesocialisti u takua me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili pati për qëllim të njëjtën temë.

Ndërkaq pas ftesës publike që Rama i bëri kryeministrit, Sali Berisha, kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe krerëve të partive parlamentare për tu takuar në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka zhvilluar një sërë takimesh.

Gjatë ditës së sotme kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi është takuar me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në hotel “Sheraton”.

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PS-së Edi Rama u takua me kreun e LSI-së Ilir Meta, takim i cili u cilësua nga të dyja palët si kontruktiv duke kërkuar që ky dialog të vijojë me intensitet nëpërmjet gjithë aktorëve politikë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell