Palestinezi vritet me bombë para ambasadës amerikane në Tiranë

Artikujt tjerė
- Topi dekoron 5 ushtarët të UÇK-së
- Arvizu takon Ramën në selinë e PS
- Palestinezi vritet me bombë para ambasadës amerikane në Tiranë
- Familja shqiptare fiton betejën e gjatë për azil në SHBA
- Rruga e Kombit edhe sivjet pa pagesë
- Takohen Meta e Rama, presidenti me konsensus
- Monti: Italia do të mbështesë Shqipërinë edhe për integrimin
- Hetime në Tiranë për diplomën e djalit të Umberto Bossit (video)
- Putini emëron Medvedevin kryeministër
- Protesta në Tiranë mesazh për Shkupin e Beogradin
Tiranë, 9 maj - Një bombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në një shtëpi që ndodhet pas Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Të dhënat e para flasin se një palestinez, nënshtetas izraelit humbi jetën. Policia e kryeqytetit është ende duke hetuar për këtë ngjarje të rëndë, njofton Tch.
Viktima, 43-vjeçari Anuar Rizi, punonte si ekonomist në fabrikën e çimentos në Krujë. Një granatë ka shpërthyer në çastin kur viktima ka hapur derën e jashtme.
Pas shpërthimit viktima pësoi plagë shumë të rënda. Pas ngjarjes palestinezi i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak, por humbi jetën gjatë rrugës.
Policia bën të ditur se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës dhe po heton konfliktet e firmës.







