Hetime në Tiranë për diplomën e djalit të Umberto Bossit (video)

Artikujt tjerė
- Topi dekoron 5 ushtarët të UÇK-së
- Arvizu takon Ramën në selinë e PS
- Palestinezi vritet me bombë para ambasadës amerikane në Tiranë
- Familja shqiptare fiton betejën e gjatë për azil në SHBA
- Rruga e Kombit edhe sivjet pa pagesë
- Takohen Meta e Rama, presidenti me konsensus
- Monti: Italia do të mbështesë Shqipërinë edhe për integrimin
- Hetime në Tiranë për diplomën e djalit të Umberto Bossit (video)
- Putini emëron Medvedevin kryeministër
- Protesta në Tiranë mesazh për Shkupin e Beogradin
Tiranë, 7 maj - Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar në "Universitetin Kristal një sërë dokumentesh, të cilat do t'i nënshtrohen verifikimeve të plota për të zbardhur rastin e diplomimit të djalit të ish-liderit të Ligës së Veriut, Umberto Bossi, i denoncuar pak ditë më pare nga media italiane, por edhe raste të tjera të supozuara me studentë shqiptarë.
Sipas burimeve jo zyrtare, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetimin penal për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Hetimet do të zhvillohen nga Njësia Task-Forcë për të zbardhur nëse ka apo jo falsifikim në këto dokumente, qe nisin nga regjistrimi i Renzo Bossi-t, si student deri tek diplomimi i tij.
Vetëm dy ditë pas fillimit të verifikimeve, lidhur me dyshimet e medias, prokurorët deklarojnë jozyrtarisht se kanë nisur hetimet penale.
Megjithate gjatë publikimit të këtij skandali nga mediat italiane dhe me pas edhe ato shqiptare, vetë "Universiteti Kristal", në Tiranë ka reaguar duke njoftuar se Renzo Bossi është regjistruar në baze të dokumentacionit të paraqitur në administraten e Universitetit, për vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacioneve ne fuqi.
Nderkohe media italiane ka njoftuar se Bossi ne 2009 ka marre diplomën e shkollës së mesme dhe në 2010 është diplomuar ne Tirane ne ciklin 3-vjeçar te biznesit. Por sipas policisë Renzo Bossi nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Dyshimet e para ranë mbi një operacion të mundshëm të shitjes së diplomës, jo vetëm ndaj dy shtetasve italiane, por edhe ndaj studenteve të tjerë në Shqipëri.
Megjithatë do të jenë prokurorët tashmë, që do të verifikojnë nëse të paktën Renzo Bossi i ka zhvilluar apo jo tre vite mësim në këtë universitet para se të marrë diplomën. Prokuroria e Napolit dhe Milanos deklaruan më herët për mediat italiane, se Bossi rezulton i regjistruan me numër amzë 482, është diplomuar për Menaxhim-Biznesi dega Ekonomik dhe diploma e tij rezulton të jetë lëshuar më datën 8 tetor 2010.







