• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Arvizu e Wolfarth kërkojnë respektimin e afateve

Publikuar: 27.03.2012 - 10:12

Tiranë, 27 mars  - Dy ambasadorët e akredituar në Tiranë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe I OSBE-së, Eugen Wollfarth kanë kërkuar sot mbylljen Brenda afatit të reformës zgjedhore. Deklarata e tyre është bërë në tryezën me temë "Teknologjitë e reja në zgjedhje dhe administrimi i tyre”. Në fjalën e tij ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga partitë politike të respektohen afatet kohore për reformën zgjedhore në mënyrë që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit.  “Kodi aktual është bazë e mirë, por ka disa boshllëqe, të cilat duhen realizuar. Duhen respektuar afatet kohore që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit. Respektimi i afateve do të bëjë të mundur që të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër dhe të sabotohen zgjedhjet e 2013-ës”, ka theksuar Arvizu . "Reforma zgjedhore të mbyllet brenda afatit. Duhet rezultat cilësor dhe besim mes palëve politike. Palët duhet të adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE-së. Reforma zgjedhore është një proces që i përket klasës politike shqiptare” ka theksuar ndërkohë Wollfarth.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu