Himarë: Hiqet busti i Gumës nga kisha, acarohen grekët

Artikujt tjerė
- Himarë: Hiqet busti i Gumës nga kisha, acarohen grekët
- Mesazh i presidentit Topi në 13-vjetorin e bombardimeve të NATO-s
- Serbët i vënë syrin bazës së Bisht-Pallës
- Berisha: Kufijtë ekzistues, interes i shqiptarëve
- Rama me mesazh nga SHBA: Mos përsëritet kurrë viti 2011
- Shënon rënie stabiliteti i institucioneve demokratike në Shqipëri
- PD-ja festoi fitoren e parë në Shqipëri
- Mbesa e Berishës martohet për një polic grek
- Aleanca Kuq e Zi - parti politike
- Ndërron jetë ish - ministrja e Kulturës të Shqipërisë, Esmeralda Uruçi
Himarë, 25 mars - Hiqet busti i Aristotel Gumës (qytetar i Himarës, i vrarë para më shumë se një viti nga një vlonjat) nga oborri i kishës Gjithë Shenjtorët në Himarë. Lajmi në fjalë është publikuar në pjesën më të madhe të blogjeve vorioepirote, të cilat në shkrimet e tyre shprehen të indinjuar për këtë veprim dhe akuzojnë Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësinë e Tij Dhimitri, i cili ka qenë kundra vendosjes së këtij busti që në momentin e përurimit të tij, raporton Gazeta Shqiptare. Ndërkaq, mësohet se busti i të ndjerit Guma, i cili humbi jetën më 12 gusht 2010 si pasojë e një aksidenti mes tij dhe pesë të rinjve vlonjatë, është zhvendosur për në varrezat e Himarës.
Gjithashtu, mësohet se babai i Aristotel Gumës, Ilia Guma ka kontaktuar dhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos, ku është shprehur i shqetësuar në lidhje me presionet për largimin e bustit nga oborri i kishës.








