• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Berisha: Kufijtë ekzistues, interes i shqiptarëve

Publikuar: 23.03.2012 - 19:27

Tiranë, 23 mars - Kryeministri shqiptar Sali Berisha e ka konsideruar si shqetësuese krizën në Maqedoni. Sipas tij tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni vjen si rezultat edhe i bllokimit që i është bërë procesit të integrimit në NATO dhe BE. Krejt kjo, sipas tij, reflektohet edhe në raportet ndëretnike. 

“Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni kanë qenë ndër më të acartat. Në Maqedoni këto marrëdhënie janë karakterizuar nga një frikë, nga albanofobia, sepse  dihet që, për fatin tonë jo të mirë, fqinjët tanë kanë pasur një frikë pothuaj gjenetike nga shqiptarët, e kanë pasur këtë sepse u kanë grabitur territore, e kanë pasur këtë se kanë probleme të tjera, por ky është një realitet”, deklaroi Sali Berisha.

Ndërkohë sa u përket zërave për ndarjen e Maqedonisë, ai u shpreh se në interes të shqiptarëve është që të respektohen kufijtë ekzistues.

“Absolutisht, paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë është interesi më i madh i Shqipërisë i Kosovës, i Ballkanit...Historia e shqiptarëve është e dhimbshme sepse është histori humbjesh të territoreve dhe nuk ka për një komb asgjë më të dhimbshme se humbja e territoreve. Territori është i  përjetshëm, qytetarët, njerëzit janë të përkohshëm, janë udhëtarë. Në statusin aktual në këta kufij territoret shqiptare ruhen më mirë se në çdo variant tjetër”, u përgjigj  Berisha.

Berisha ka çmuar lartë luftën e Kosovës dhe atë të 2001- shit në Maqedoni, duke konsideruar madje guerilasit shqiptarë si më të mirët.

Në pyetjen se çfarë bënë shqiptarët, Berisha u përgjigj: “U bënë të lirë, dhe shqiptarët u bën të lirë në një luftë çlirimtare të fundit në Evropë. Të dyja ato kanë qenë të shkëlqyera, si lufta çlirimtare e Kosovës ashtu edhe e guerilasve të Maqedonisë. Më të mirët kanë qenë. Nuk ka pasur Ballkani ndonjëherë guerilas më precizë se sa ata të Maqedonisë, shqiptarë të Maqedonisë, të cilët luftuan për të rivendosur disa të drejta që u mohoheshin dhe që u takonin me të gjithë ligjet ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri shqiptar në një emision të TV Klan.

Komente (1)

dreni27.03.2012/02:53

Osht interesi jyt e i thaqit se mi bo Shqiperija etnike as ti as aj skishit mu bo kryministra.Serbia qe mori "vizen" per evrope sosht merita e saj se kyri drejtat e pakicave ,kqyri faktet afro 100.000 Shqiptar "iken" nga kodsova lindore, e kqyre gjendjen e boshjakve te sanxhakut se serbia po don te instaloj do "boshnjak te ndegjushem",osht merite pikrisht juve dyve.

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell