Lot dhe akuza në Gërdec

Artikujt tjerė
- Lot dhe akuza në Gërdec
- Grushte mes këshilltarëve të PD e PS në Fier
- Topi shpallet doktor nderi i universitetit Aydin në Stamboll
- Kthehet në atdhe nëntetar Aleksandër Peçi
- Haxhinasto i quan sporadike incidentet në Maqedoni
- Kërkohet plotësimi i 12 kushteve
- Topi në Konferencën e liderëve në Stamboll
- Shqipëria kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
- Shqipëria kremton Ditën e Verës
- Selimi: Armët e dedikuara për familjen Jashari nuk u blen kurrë
Tiranë, 15 mars - Të përlotur, me tufa lulesh në duar, familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë mbledhur në qendër të fshatit për t'ju drejtuar më pas memorialit, ku janë skalitur emrat e atyre që humbën jetën në fabrikën e vdekjes.
Një ritual që përsëritet për të katërtin vit radhazi. Ky i sivjetmi, krahas dhimbjes mban edhe ngarkesën emocionale nga dhënia e një vendimi, sipas tyre të padrejtë, për të akuzuarit e kësaj ngjarjeje. Një grua plakë, e cila kujton vajzën e saj që humbi jetën në shpërthim, duke lënë pas tre fëmijë të vegjël, thotë se e bija punonte në këtë fabrikë për shkak të varfërisë.
Teksa vendosin lule në memorial, gratë e veshura me te zeza akuzojnë njerëzit e drejtësisë.
Tre ditë para 4-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund maratonës së gjatë të procesit për 29 të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë. 10 të pafajshëm, 99 vjet burg në total dhe 40 milionë lekë gjobë, si dhe dënime sporadike për ish-zyrtarë të ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, me ndalime me afat nga 1 vit deri në katër të ushtrimit të detyrës në funksione shtetërore.









