• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Topi vlerëson marrëveshjet Kosovë – Serbis

Publikuar: 24.02.2012 - 18:57

Tiranë, 24 shkurt - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, vlerëson si një arritje të rëndësishme marrëveshjet në dialogun e fundit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit. Këto marrëveshje, të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cenojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

 Presidenti i Republikës së Shqipërisë thekson se marrëveshjet e mësipërme midis Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, por janë një hap konkret drejt rrugës së përbashkët në integrimin evropian. Ato i shërbejnë pjesëmarrjes me të drejta të plota të Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, paqes dhe prosperitetit të popujve të Ballkanit, si pjesë e rëndësishme e Evropës demokratike.

Komente (1)

agroni agron24.02.2012/19:25

Me te vertet ky njeri eshte nje patriot i vertete.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell