• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Mbërrin në atdhe trupi i Feti Voglit, sot homazhet

Publikuar: 24.02.2012 - 10:48

Tiranë, 24 shkurt - Dëshmori i atdheut, kapiteni Feti Vogli, i cili mbeti i vrarë 4 ditë më parë në Kandahar të Afganistanit, ka mbërritur rreth orës 03:05 të mëngjesit të sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” me anë të një avioni të NATO-s.

Më pas kortezhi është nisur në drejtim të fshatit Baldushk të Tiranës, ku deri në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia mortore familjare.

Mandej arkivoli me trupin e Voglit do të vendoset në hollin e Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohen edhe homazhet në nderim të tij, bën të ditur Starti. Në këto homazhe është paralajmëruar pjesëmarrja e autoriteteve më të larta shtetërore. Ceremonia mortore pritet të përfundojë rreth orës 15:30.

Kapiten Feti Vogli është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe trupi i tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ai lindi më 23 maj 1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, ai u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës Bunavi.

Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005, u bë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga 16 janari i këtij viti ai u dërgua me misionin luftarak “EAGLE 4”, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit dhe mbeti i vrarë nga një sulm i policisë afgane ku u plagos edhe nëntetari Aleksandër Peci.

Komente (2)

xhema24.02.2012/11:58

lavdi i qoft deshmorit kombtar shqiptar e ngushllime familjes se ti

avdyl tahiri24.02.2012/11:03

Lavdi i qoft deshmorit ma te ri te kombit e i qoft i let dheu i tokes mam e ngushllime familjes se tij dhe te gjith popullit shqiptar

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme