• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ambasadori Arvizu takon ish-kryeministrin Fatos Nano

Publikuar: 23.02.2012 - 20:35

Tiranë, 23 shkurt - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu është parë mbrëmjen e sotme  teksa është takuar me ish kryeministrin Fatos Nano, në një nga lokalet e zonës pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet.

Takimi ishte parashikuar pak ditë më parë, por u shty për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Afganistan me komandot shqiptarë.

Takimi ndodh në një kohë që ish kryeministri Nano ka shprehur ambicien e tij për kreun e shtetit, ndërkohë që ndërkombëtarët kanë kërkuar një president mbi palët. Kreu i prezencës së SHBA në Tiranë, Aleksanër Arvizu në një prononcim për mediet pak ditë më parë  është treguar i kujdeshëm sa i përket termit për zgjedhjet e presidentit duke mos përdorur termin 'konsensual', por duke kërkuar që ai të jetë proces i bisedimeve mes palëve.

Lideri socialist Edi Rama deklaroi në një intervistë pak kohëve më parë se Nano është shkëputur nga Partia Socialiste pasi synon postin e kreut të ri të shtetit. Nga ana tjetër lideri historik i së majtës ka ulur tonet kohët e fundit me kreun e opozitës Rama, pas një sulmi thuajse 5 vjecar ndaj tij, qëndrim ky i cili është vlerësuar si pozitiv nga socialisti Rama. Fatos Nano ka negociuar disa herë me kryeministrin Berisha për të zhbllokuar ngërcin politik në vend.

Kreu i prezencës së SHBA-së kohët e fundit ka zhvilluar takime me eksponent të ndryshëm të klasës politike në vend. Pak kohë më parë ai ka zhvilluar takime në lokale të ndryshme të kryeqytetit, me kryebashkiakun Lulzim Basha, kreun e opozitës Edi Rama, deputetin e PS Ben Blushi dhe Kastriot Islamin

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu