Komando Aleksandër Peçi jashtë rrezikut për jetën

Artikujt tjerė
- Majko humb garën për selinë e OKB, fiton turkja
- Komando Aleksandër Peçi jashtë rrezikut për jetën
- Rishfaqen lugetërit e Vorio Epirit
- Arrestohen sulmuesit e shqiptarëve në Afganistan
- Kodheli: Pse jo Nano president, me rëndësi procesi transparent
- Peçi po përmirësohet, Vogli Dëshmor i Atdheut
- Gjenerali Alen: Kapiten Vogli ra burrërisht
- Gjendja e komandos Peci drejt përmirësimit, pritet transferimi në Gjermani
- Rishfaqen në fund të liqenit rrënojat e Kukësit të vjetër
- Presidenti Topi ngushëllon familjet e ushtarëve të vrarë në Afganistan
Tiranë, 22 shkurt - Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së kanë dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësores të N/tetar Aleksandër Peçit, i cili sipas tyre ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Peçi është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira, ku Nëntetar Peçi i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.
Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet, thuhet më tej në njoftim.
Në njoftim theksohet se, Pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.











haki23.02.2012/17:39
nga zemra ju deshiroi sherim dhe kthim sa me te shpejt pran familjes,