Festa e Pavarësisë nis në Shkup, vazhdon në Prishtinë, përfundon në Tiranë

Artikujt tjerė
- Topi shpall departamentet e FRD-së
- Kompania kanadeze merr 6 licenca minerare
- Shtypi i huaj pasqyron vizitën e Clinton në Tiranë
- Rama: Clinton dëgjoi edhe zërin e opozitës
- Reshjet përmirësojnë situatën hidrike në vend
- Clinton: SHBA edhe 100 vjet të tjera me ju
- Reshje shiu nga veriu në jug
- Clinton sot në Tiranë
- Nishani, anëtarëve të KQZ-së: Orientohuni kah kushtetuta
- Në Shqipëri jo më shumë se 48 orë punë në javë
Tiranë, 29 tetor - Festimet për pavarësinë do të nisin në Shkup më 25 nëntor dhe përfundojnë në 28 nëntor në Tiranë. Axhenda e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë është bërë i ditur nga kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.
"Festimet fillojnë në Shkup në datën 25 nëntor. Sigurisht Shkupi ishte epiqendra e të gjitha përpekjeve shqiptare dhe kjo është e njohur. Vazhdon në Prishtinë me inaugurimin e rrugës, nuk ka mënyrë më të shkëlqyer për të festuar këtë 100-vjetor se inaugurimi i autostradës Morinë- Prishtinë, vazhdojmë në Vlorë dhe kthehemi në drekën e datës 28 nëntor në Tiranë. Pra, është bërë një program dinjitoz për 100-vjetorin, sepse ky 100-vjetor duhet të jemi të vetëdijshëm është kontribut i të gjitha trevave shqiptare", tha Berisha.
Ai hodhi poshtë zërat se Vlora nuk është përfshirë në protokoll duke u shprehur se ajo është përfshirë në mënyrë të fuqishme, dhe nuk ka pasur asnjë variant për përjashtimin e saj, por Tirana do të ketë peshën kryesore. Berisha i ka quajtur skema provinciale akuzat se Vlora nuk është përfshirë në festime. Shefi i maxhorancës bëri të ditur se në Tiranë do të vendoset edhe përmendorja e Ismail Qemalit.


tom predesheva30.10.2012/12:04
urime 100 vjetori i pavarsis

Laku Shqiperia Etnike29.10.2012/16:33
Urimee 100 Vjetori i Pavarsis

Ku eshte Ulqini dhe Presheva dhe Janina?29.10.2012/15:38
Kuku bre! Mos harroni te tjeret!







james02.11.2012/11:44
Bravo për Shkupin