• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Homazhe para ambasadës së SHBA-ve në Tiranë

Publikuar: 15.09.2012 - 22:34

Tiranë, 15 shtator - Në ambientet para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, të rinj të forumit “Rinia Aktive” kanë ndezur qirinj, në respekt të katër zyrtarëve amerikanë të vrarë në Libi.

Ambasadat amerikane në botën myslimane kanë qenë në shënjestër të sulmeve ditët e fundit, pas prodhimit në SHBA të një filmi me fyerje kundrejt profetit Muhamed.

Ndërkaq, Ambasada amerikane në Tiranë ka ulur në gjysmë- shtizë flamurin në nderim të viktimave që u vranë në Libi, ndërsa ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mesazhet dhe lutjet.

“Ato na kujtojnë se dhuna e pajustifikuar nuk mund të thyejë lidhjen ndërmjet qenieve të denja njerëzore.”-thekson Ambasada. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu