Shqipëria i kërkoi Indisë ta njohë Kosovën

Artikujt tjerė
- Shqipëria i kërkoi Indisë ta njohë Kosovën
- Seri tërmetesh trondisin Shqipërinë
- Mblidhen në tiranë Fqinjët e Shqipërisë
- Meta: Presidenti pati dialog gjithëpërfshirës falë LSI-së
- Lajcak: BE mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit
- Pёrkrenarja dhe shpata e Skënderbeut vijnë në Shqipëri
- Hillary Clinton, së shpejti në Shqipëri
- Pas Klan Kosovës vjen edhe Klan Maqedonia
- Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut për 100 vjetorin në Shqipëri
- Politikanët që nuk kanë paguar gjobat
Tiranë, 9 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti kërkoi nga India që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një takimi në Tiranë me Ministren e Shtetit të Republikës së Indisë, Peneet Kaur, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, Panariti nënvizoi "nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga India, gjë që do t'i shërbejë konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës, forcimit të paqes dhe stabilitetit të mëtejshëm në rajonin e Ballkanit", thuhet në një njoftim nga ky takim.
Panariti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Republikës së Indisë, dhe u ndal në mundësitë e mëdha të bashkëpunimit dypalësh. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë marrëdhënieve në fushën ekonomike, sidomos investimeve në vendin tonë në fushën e energjitikës", turizmit, teknologjisë, por dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, si ato të arsimit, kulturës etj., me interes të ndërsjellë.
Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke ndërmjet dy vendeve në organizatat ndërkombëtare e veçanërisht në OKB.








