Politikanët që nuk kanë paguar gjobat

Artikujt tjerė
- Berisha përshëndet zgjedhjet në Libi
- Koha për lagjen shqiptare në rajon
- Brenda 24 orëve nga Kosova në Shqipëri 40 mijë pushues
- Wollfarth u bën thirrje politikanëve shqiptarë të gjejnë zgjidhje për zgjedhjet
- Berisha thërret për heqjen e frikës ndaj shqiptarëve, Kurti për bashkim
- Shqipëria i kërkoi Indisë ta njohë Kosovën
- Seri tërmetesh trondisin Shqipërinë
- Mblidhen në Tiranë Fqinjët e Shqipërisë
- Meta: Presidenti pati dialog gjithëpërfshirës falë LSI-së
- Lajcak: BE mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit
Tirnaë, 7 korrik - Shpeshherë dëgjojmë të
thuhet se politikanët janë të pagabueshëm e që ata janë modelet më të mira mes
nesh. Por ja që edhe ata, si shumica prej nesh, kanë gjoba të papaguara, si pasojë
e shkeljeve që kanë bërë në qarkullim. Politikanë të njohur në Shqipëri, kanë
detyrime financiare ndaj shtetit. Bluetooth ju prezanton sot me politikanët
që janë në borxh me shtetin dhe shkeljet që kanë bërë me automjetet e tyre
private.
BAMIR TOPI
Me më pak gjoba, më saktë me një të tillë,
renditet i fundit në listë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e vetmja
shkelje e të cilit, kjo ndoshta edhe për shkak të
qarkullimit me makinat shtetërore, - ka qenë:
Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, me makinën e tij tip Benz.
Detyrimi i tij ndaj shtetit
është 1.000 lekë.
FLAMUR NOKA
Ministri i Brendshëm qëndron në krye të listës
së politikanëve debitorë, me plot 17 gjoba të papaguara. Flamur Noka, është
gjobitur disa herë nga rrugorët dhe përshkrimet e gjobave të tij janë
kryesisht: Mosrespektim i sinjalizimeve rrugore, qëndrime/ pushime të ndaluara,
ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, shkelje, - të cilat ministri i ka
kryer me automjetin e tij tip Mitsubishi. Detyrimi që duhet të paguajë Noka
kap shifrën e 15.700 lekëve.
SHPËTIM IDRIZI
I dyti në listë për nga numri i gjobave të
papaguara është kreu i PDIU-së, i cili ka 7 të tilla për automjetin e tij tip
Benz. Edhe Shpëtim Idrizi në përshkrimin e
gjobave të palikujduara ka: Qëndrime/pushime
të ndaluara, ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve, shkelje të tjera të
rregullave të qarkullimit. Gjobat e tij kapin shifrën e 8.300 lekëve.
FATBARDH KADILLI
Deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh
Kadilli ka 5 gjoba të papaguara për automjetin e tij tip Nissan. Përshkrimi i
gjobave të tij është i njëjtë me atë të ministrit të Brendshëm, pra për:
Mosrespektim të sinjalizimeve rrugore, qëndrime/pushime të ndaluara, ndalimi i
qëndrimit dhe pushimit të mjeteve. Shifra që deputeti Kadilli i ka borxh
shtetit kap vlerën e 5.600 lekëve.










h,z09.07.2012/23:06
po pik se pari kto duet me i pagujt denimet e veta masanej fillon poplli sikur kta si pagujn edhe poplli ne gjum smbaet shteti kshu o vllezer shqiptar