Dogana shqiptare pengon grurin e Kukësit të futet në Kosovë

Artikujt tjerė
- Lajcak: BE mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit
- Pёrkrenarja dhe shpata e Skënderbeut vijnë në Shqipëri
- Hillary Clinton, së shpejti në Shqipëri
- Pas Klan Kosovës vjen edhe Klan Maqedonia
- Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut për 100 vjetorin në Shqipëri
- Politikanët që nuk kanë paguar gjobat
- Dogana shqiptare pengon grurin e Kukësit të futet në Kosovë
- Spahiu për aleancë nacionalistësh, Oketa sdo bashkëpunim me socialistët
- Deputetët PD-së firmosin për heqjen e imunitetit
- Rama shmang përgjigjen për Nanon
Kukës, 7 korrik - Taksa për çimenton e importit vazhdon të mbahet në fuqi nga ana e Kosovës, pavarësisht premtimeve për heqjen e saj nga Hashim Thaçi, ditë më parë në Tiranë. Si kundërpërgjigje edhe Shqipëria po tregon shenja reciprociteti me Kosovën. Ndërkohë, Sindikata e Pavarur e Shqipërisë u ka bërë thirrje zyrtarëve në Kosovë që të heqin tarifën e çimentos, në të kundërtën ajo ka paralajmëruar protesta para Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Dogana e Shqipërisë ka penguar bujqit e zonës së Kukësit që të grumbullojnë grurin e prodhuar në fushat e tyre në fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit në këmbim të miellit. Ky veprim ndërmerret për herë të parë nga ana e Doganës së Shqipërisë dhe bëhet në emër të luftës kundër evazionit fiskal, por edhe të mbrojtjes së prodhimit vendas. Drejtori i Doganës së Kukësit, Ali Tota, thotë për Kohën Ditore se shkëmbimi i grurit me miell që bëhet në fabrikat e Kosovës është në kundërshtim me Kodin Doganor, por që e kemi toleruar më parë.
Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore


begi07.07.2012/12:53
po qka ka hi ni dreq i madh mes shqiptarve qka u ba more vllezer me ni koh SKURTE FEJZA kendonte mbahu nan mos ke frik se ke vllezrit ne SHQIPRI tash nuk pe di qka ka mosni se nuk shkon kshtu

albi07.07.2012/12:33
jur fol shqipria per treg te lir jur i konvenon ku mbeten patatet e ks ne sitnica me qindra mira ton,tash bane,ju ve ju duke mir qe nritshi taksa per pataten e ks deri ne 50 dhe kerkush nuk ju tha gje por shqipria ka dit me nis ket loj por se ka dit se si mbaron dhe se kush embaron kshtye ks ka nevoj me mbrojt podhusin vendor,shqipria ka jarani dhe kumari me shtetin grek siq po bleni mallra nga greqia edhe shitni,por shteti grek as gje nuk blen nga greqia vetem i i shet

sabri hasani07.07.2012/11:35
turp,per qeverin,e prishtines...

sabri hasani07.07.2012/11:31
ncncncn!!!!ky,regjim!!!!le qe na plasi neve,po edhe vllezrit!..nga shqipria.u ba,ma i keq se!!!!gadafi...turp.








Luljeta07.07.2012/13:12
Ky asht rezultat i ministris se Pacollit,,u ve dogan SHQIPRIS dhe kerkon tregti te lir me Grek e shkije,skan faj vllaznit e SHqipris...me qellim kerkohn perqarje Shqipri Kosov..