Presidenti Topi takon homologun maqedonas

Artikujt tjerė
- Presidenti Topi takon homologun maqedonas
- 1 milionë shtetas shqiptarë, emigrantë
- Rama: Në takimin me Berishën do diskutojmë emrin e presidentit
- Berisha inauguron hidrocentralin në Lukovë
- Nano shantazhon PS-në: Kandidat për president, ose krijova partinë e re
- Edhe Pandeli Majko kandidat për president të Shqipërisë
- Topi në Samitin e 10-të të UNESCO-s në BeH
- Berisha dhe Rama takohen të dielën
- Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon dhunën në veri
- Xhezair Zaganjori takon Ramën
Mostar, 3 qershor - Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e 10-të të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Mostar, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në prani të dy delegacioneve zyrtare përkatëse.
Të dy drejtuesit e lartë shtetërorë duke vlerësuar me këtë rast marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, miqësinë dhe fqinjësinë e mirë diskutuan për çështje të rëndësishme e me interes të ndërsjellë, në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin për rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, për investime të përbashkëta në hapësirat dhe infrastrukturën që mundëson përdorimin e frytshëm të resurseve turistike, e veçanërisht në fushën kulturore-artistike, transmeton BW.
Edhe në këtë takim, duke nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si në element qëndrueshmërie, bashkëpunimi dhe kontribues në proceset e rëndësishme integruese të shtetit maqedonas, Presidenti Topi nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia do të vazhdojnë të angazhohen maksimalisht për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe ato të integrimit evropian. Në këtë aspekt, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se: marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë janë e do të mbeten në vazhdimësi një përparësi e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë duke mirëpritur anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të takimit me Presidentin Topi, për rolin konstruktiv dhe moderues në mjaft procese të rëndësishme integruese të Shqipërisë, vuri në dukje se bashkëpunimi gjithnjë e në rritje mes Krerëve të Shteteve të Ballkanit e më gjerë, do të ndikojë pa diskutim në të ardhmen e përbashkët integruese evropiane, por dhe të mbarë rajonit.










