Topi në Samitin e 10-të të UNESCO-s në BeH

Artikujt tjerė
- Topi në Samitin e 10-të të UNESCO-s në BeH
- Berisha dhe Rama takohen të dielën
- Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon dhunën në veri
- Xhezair Zaganjori takon Ramën
- Izraeli me Ambasadë në Shqipëri
- Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit më 4 qershor
- Meta: Takimi Berisha-Rama do përshpejtonte presidentin
- Dy lëkundje tërmeti, epiqendra pranë Tiranës
- Rivotimi për president të Shqipërisë më 4 qershor
- Grupi i PS sdo të votojë kandidatin Xhezairi
Tiranë, 2 qershor Me ftesë të kryesuesit të radhës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të delegacionit zyrtar, do të niset sot për në Bosnje-Hercegovinë, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 10-të të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në datat 2-3 qershor 2012, në Mostar. Nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova Kreu i Shtetit, Bamir Topi do të marrë pjesë në panelin Trashëgimia fetare dhe kulturoro-historike, si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve, në të cilin do të jenë të pranishëm krerë shtetesh të vendeve të Evropës Juglindore, si: Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, Presidenti malazez Filip Vujanoviç, etj. Kreu i Shtetit shqiptar do ti adresohet me një fjalim seancës plenare të Samitit, mbi vlerat e çmuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore të Shqipërisë, vendeve fqinje e të rajonit.





