• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Thirrje për njohjen e Kosovës nga Indonezia

Publikuar: 18.05.2012 - 17:14

Xhakarta, 18 maj - Din Suamsudin, kryesues i Muhamadijas, organizatës së dytë islamike për nga madhësia në Indonezi, pohon se organizata që ai udhëheqë, mbështet pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Komentet e zotit Din transmetohen nga agjencitë e lajmeve në Xhakartë.

Din ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në përputhje me preambulën e Kushtetutës së vitit 1945, e cila qartëson se pavarësia është e drejtë e të gjitha vendeve dhe se kolonizimi duhet çrrënjosur, njofton REL.

Fakti i dytë, ka thënë ai, ka të bëjë me 96 përqindëshen myslimane të popullit kosovar.

“Ne presim nga qeveria indoneziane ta njohë pavarësinë e Kosovës sepse nuk ka arsye për të mos e bërë një gjë të këtillë”, ka thënë Din, i cili të mërkurën ka zhvilluar një takim në Prishtinë, me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu