• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sivjet 261 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Publikuar: 18.05.2012 - 13:27

Prishtinë, 18 maj - AKK ka filluar dërgimin në gjykatë të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë këtë vit. Kreu i Agjencisë Hasan Preteni i ka thënë Radio Kosovës se tashmë kanë bërë gati 50 për qind të materialeve, të cilat do t’u dërgohen organeve gjyqësore.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar dërgimin në gjykatë të të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë këtë vit. Kreu i Agjencisë Hasan Preteni i ka thënë Radio Kosovës se tashmë kanë bërë gati 50 për qind të materialeve, të cilat do t’u dërgohen organeve gjyqësore. Këtë vit janë 261 zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Akoma pa përmbyllur as gjysmën e rasteve të vjetra të personave që nuk kanë deklaruar pasurinë, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje dërgohen lëndë të reja.

Pasi kanë kaluar afatet ligjore për dorëzimin e formularëve të pasurisë, organi antikorrupsion ka nisur në gjykatë paditë për gjithë ata që nuk i janë përgjigjur obligimit për deklarim pasurie.

Kreu i Agjencisë Hasan Preteni, ka thënë se askush nuk do të përjashtohet nga ballafaqimi me drejtësinë.

“Ne jemi në procedurë të dërgimit të të gjitha rasteve. Tashmë shumica e lëndëve janë bërë gati”, ka thënë Preteni për Radio Kosovën.

Kreu i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje, Mustafë Selimi, nuk ka folur për vendimet e kësaj gjykate, e cila shpesh për personat në të njëjtat pozita ka dhënë vendime në shpërputhje të mëdha. Por, ai ka folur për efektin e tyre.

“Deri më tani nuk kemi shifra të plota të të gjitha rasteve . Sa për vendimet gjyqtarët kanë qenë të pavarur në dënimet e tyre. Por, mendoj se kanë pasur efekt sepse zyrtarët që janë dënuar nuk i kanë përsëritur më veprimet”, ka thënë Selimi.

Reale apo të buta, dënimet me të holla që ka dhënë gjykata nuk janë ankimuar asnjëherë nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Kjo është konfirmuar nga kryetarja e Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, Biliana Rexhiq.

Aktualisht, sipas numrit të rasteve që nuk kanë deklaruar pasurinë në Gjykatë janë mbi 300 lëndë të pakryera. Ndërkohë, 75 janë kryer deri më tani.

Deri më tani mosdeklarimi i pasurisë, me ligj, konsiderohej si kundërvajtje për të cilat ekzistonte dënimi prej 1000 deri në 2500 euro. Tani, me ndryshimet në Kodin Penal mos deklarimi i pasurisë është vepër penale për të cilin zyrtari mund të dënohet prej 1 deri në 3 burgim.



 

Komente (4)

masar shehu18.05.2012/20:35

preten me trego me kon rrin se te kallzoj se kush je ti rrin me ta qasi je edhe ti pasurin tone se kallzon

Vushtrria18.05.2012/19:45

O Hasan ti me kon aq burr i mire kishe nejtun ne TMK e kishe dhan kontributin tan se edhe profesionin e ki si ushtarak e je shku atu mej ly gishtat po le at pun ma
se te njoh shum mire ne luft se strategji ke pasun ama
shum tutx je po merre naj lek e mos u lodh shum po grahi ktyne seneve qysh dojn vet se tybe sen sje ka ban sen

gjakovari18.05.2012/14:40

o ti zotni nuk mirren bre kta mafijasha me ty,keta viq eulexi me ndihmen e amerikanve qe mujin mi ju bo dishka ,se per ndryshe te lutna mes u merr me kit muhabet,kta as qe lodhen per kit pun

vezhguesi18.05.2012/14:10

Pse po na kallzoni kur spo mirren kurrfar masa ndeshkimi ndaj tyne!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu