Flet Donika Gërvalla (video)

Artikujt tjerė
- Limaj: PDK smund të vazhdojë më kështu (video)
- Jahjagën e Nikoliqin mund ti bëjë bashkë Obama
- Shumë bastisje, pak gjykime e më pak dënime
- Politika dhe Prokuroria në lëvizje rreth skandalit Pacolli
- Sami Hamiti mbetet në burg
- Rexhepi: Në dialog edhe Clinton e Ashton
- Hoxhaj dënon sulmet mbi ambasadat
- Krasniqi viziton Egjiptin
- Përurohet objekti i ri i shkollës së mesme Eqrem Çabej
- Presidentja vlerëson ndihmën e Kroacisë
Prishtinë, 17 maj Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut.
Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin Press-ing, që u transmetua të premten, më 18 maj, prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasjen e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e saj për emrat që përmenden, përfshirë Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun.
Donika Gërvalla rrëfeu edhe për jetën e familjes së saj pas vrasjes së babait, shkuarjen në Shqipëri, takimet me Nexhmije Hoxhen dhe Enver Hoxhën, dhe zhgënjimin me shtetin shqiptar, për punën e saj si zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, për punën gjatë viteve 90-të në diasporë, konfliktet që ekzistonin mes LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye dhe Qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit, ndërsa një vlerësim të veçantë e dha edhe për Kosovën, ashtu si e sheh ajo sot.
Intervista, e plotë do publikohet e plotë edhe në Koha Ditore.


Zhabari19.05.2012/16:58
Qka te them intervista juaj ne KTV ka qene per mua nje mesazh i qarte. I lutem te madhit ZOT qe ta kene kuptuar ata qe sot aksidentalisht merren me politike. Kosova ka nevoje per nje personalitet me vlera njerzore, intelektuale, dhe kombetare qe keni ju. Kosova ka nevoje per ju Donika. Tani se shpejti do ti kemi zgjedhjet per president. Keni rastin qe amanetin e babait ta kryeni, ejani dhe kandidoni per presidente. Jam shume i bindur ne fitoren tuaj.

Qefser hoxha LDK Ibrahim rugova18.05.2012/23:03
Ne radh te par e pershendes zonje donika gervalla qe ka pranuar te jet e hapur ndaj medjave dhe po ashtu z agron bajramin kryeredaktorin e kohes ditore qe ka ber nje pun te mir kur ka ftuar zonjen gervalla ish aktivisten zyrtaren e LDK bashkpuntoren e ngusht te ish kryeministrit BUKOSHI,sai perket intervistes met vertet shum njerz ika step me intervisten,e veqanrisht disa medja dhe disa matrapaz qe komentonin fyenin ish kryeministrin DR BUJAR BUKOSHI per periudhen sa ishte z BUKOSHI kryeminister dhe z MUSTAFA minister i financave,ajo ju tregoi hapur se ska pas mundesi asesi qe te ket keqperdorime te fondit te qeveris se repoblikes se kosoves ne egzil,menje fjal zonja donika gervalla jua dha nje mat te fuqishem atyre qe kan leh me vite te tera kundrej ish fondit te treperqindeshit.

Petriti18.05.2012/22:24
Respekt, je krenari e familjes Gervalla si dhe Kosoves mbarë. Gjithashtu edhe Juve KTV qe ma ne fund e keni kriju nje trnde te ri, keni thyer nje tabu shumë vjeçare frigen dhe dhe urrejtjen

Fahri Haxhiu18.05.2012/21:58
Të lumtë Donika, për të gjitha fjalët që i the se as topi nuk i luan.
Thotë fjala popullore se dardha pik nën dardhë.
Je vajza e njërit nga njerëzit më të menqur në tërë Shqipëtarinë gjerë më sot.
Më vie shumë keq që e ke humbur Babain tëndë dhe Heroin e vërtet të popullit tonë, dua të them një fjalë popullore që thuhet se
Qeni i keq të sjell ujkun në kopen e deleve.
Mua askush nuk mundë të më hjek nga mendja se dikush nga shqipetarët që e kanë ditur shumë mirë se me qka merret Babai i juaj, nuk ka pasur gishtë në likuidimin e tij në mënyrë direkte ose indirekte.
Më vie të vjellë kur shof në Kosovë disa persona tani edhe si fytyra publike dhe të ashtuquajtur patriot, që një nga ta shante Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin dhe 3.I njejti person bashkëpunonte me JATin e Beogradit dhe shiste bileta për ta gjatë kohës së okupimit, ndëkohë kishte Azil Politik në Suedi me Konventë të Gjenevës.
Po thua se nuk beson se ndonjë shqipëtarë ka pas gishtë në likuidimin e Babait tuaj!
Kush i ... u gjithë këta persona më të menqur dhe më të zotët të Kosovës pas lufte mos vallë UDBja?
Jo vetë ata që janë mësua të ... sin njrëzit sikur Babain tuaj, janë po të njejtit persona që ende janë duke ... rë në Kosovë.
Plotësishtë pajtohem me ju se jo vetëm Gjermania por edhe Suedia dhe shumë shtete të tjera që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur mos me i ardhë inat nga Rusia e e tërheqin vendimin e tyre se po thonë se në Kosovë paska pasur shumë miliarderë e nuk e paskim ditur e sidomos, këta që ishin të ashtuquajtrit komandantë të UQK paskan pas qenë miliarderë e ne se paskim ditur.
Por, një fjalë popullore thotë se Shteti e zen lepurin në këmbë, e shpresoj se së shpejti shteti do ti zë në këmbë të gjithë këta kriminel milioner apo miliarder, ndërsa populli po kërkon bukë nëper kontenjera, për ushqimin e tepruar të ketyre të pafëtyrëve që mendojnë më fal në shprehje ,vetëm për prapanicën e vet.
Të uroj shumë sukses, unë dhe familja ime nga Suedia, njëkohësishtë dhashtë Zoti që Gjermania ta zbuloj se kush të varu Babain, agjin dhe shokun më të ngushtë të tyre dhe ... sësi apo ... sësit të kalben ne burg.

dreniskandinavi18.05.2012/21:36
s,pari me vjen keq per vuajtjet e juaja pas ... sjes se prindit.Me vjen mir qe i ndjer paska lon nji vajz shum te aft dhe te ndergjegjshme pas.Ke permbyll intervjun,me pak fjal por me nji domethanje shum,shum,te madhe.kam pas kenaqsin te percjell nepermjet TVKoha,ku e falenderoj z.Bajramin qe ju pat musafir ne ket emision.Koha jeni ma te miret,pergzime..

xyz 7718.05.2012/21:26
Intervist fantastike,me impresionoi tej mase.JUSUF GERVALLA nuk paska vdekur ai jetojka ne shpirtin dhe trupin e kesaj vajze.Te rralle jane njerezit me kesi pasardhes.

riki18.05.2012/17:23
O zonje e nderuar,ti po kerkon drejtsi,pra ... sesit e prindit tan,kjo asht plotsisht e drejta e jote.Mirpo ne ket koh kishte qen rruga ma e sigurt per ty dhe famijen tuaj,permes rruges te drejt ligjore ne Gjermani,pra me Advokat,e mos kerko ne Kosove,per deri sa jantu tu zbulu,shum krime tjera,edhe shum te randa,ne Kosov,ne ket koh asht rrezik i madh ne Kosov me kerku drejtsi.

Ardian Mucaj18.05.2012/14:01
Nuk ka dushim se UDBA ka organizu ... sjen e tyre, por nuk eshte e mundur qe te kete angazhuar ndonje shqipetar per verasjen e shqiptareve, sepse shkau kurr nuk ka pas besim tek shqipatret.Sidoqofte keto dhe vrrasjet tjera te shqipaterve duhet gjithesesi ndricuar.
Ardiani

Ferdane Alidemi Bajrami 18.05.2012/12:29
Kush do qoft moj Moter Donika qe i ka ... bijt TAN,Zoti i madheruar nje dit doti denoj,...sepse po i ditem ne prap nuk kemi fuqi ti denojm ata dhe nuk ja vlen me njerzit si ata ti flliqim duart tona te pastra,sepse ata nje dit dot dalin para ZOTIT dhe BIJVE tan e mjer ata mjer se shka i pret zjarri i perjetshem i xhehenemit,...e sa i perket gjendejs se tanishme ne KOSOV ju lutem mos ti bejm fajtor vetem ata ne qeveri po secili te nisemi nga vetja se qfar jam duke kontribu un per KOSOV,...

Aliu18.05.2012/09:51
Valla bre Donikë e kam lexue atë intervistë të Ibrahim Kelmendit edhe
me të vërtetë për mua është njeriu më i dyshimt për ... sjen e janarit 1982.
Por vërtetë çudi e madhe që shteti Gjerman deri tani të mos e zbardhë këtë
rast mirpo prapë është fjala për qytetar
azilant andaj sigurisht edhe nuk i intereson aq.

Blerimi18.05.2012/09:07
Shum me pelqej intervista Juaj Donika. Kosova identifikohet si nje vend korruptiv,mafioz kjo po dihet. Ktu ka njerez me gjak te prishur ne qeveri dhe parlament qe e kan ngulfat krejt Kosoven. Kosova nuk eshte ne gjendje me i largu keta njerez sepse keta i kan fut njerzit e vet ne qdo qoshe te Kosoves gjykata, e gjithkund. Ktu vetem BE dhe USA mundet me shpetu ket vend prej kesaj bande ne pushtet kuptohet nese kan deshir me na ndihmu.

bekimi18.05.2012/07:52
Intervistë gjithëpërfshirëse, interesante dhe profesionale. Komplimente për moderatorin dhe qasjen e tij.

drenica 17.05.2012/20:43
Me kete ... sje enigamatike eshte dashur te merret shteti jon e jo ju familjaret se ju boll boll keni merzi po fatkesisht nuk eshte shtet skan koh njeher kan mu marrun me hajni............

musa nga drenica 17.05.2012/20:38
o mosu merr me theshe e theme se nuk është e let me gjet ata njerz te cilet e kan bere at akt te lig.sepse sherbimi sekret serbo qetnik ka qen aq i fort sa eshet problem me gjetun gjurm kisha me than leni te qet ata heroj......










Gjyshi me Gjyshen22.05.2012/11:56
Halo Donika,
Intervista ka qene fantastike, me telefonuan disa miq nga KS e me than sa nau be qefi dhe prap po na mbane nje shprese se akoma spaka humbe KS, une dhe ata presim shum nga ti, kan thene te paret se dardha bie nene dardhe, e vertete se JUSUF GERVALLA nuk paska vdekur ai jetojka ne shpirtin dhe mendene tuaj, na jemi gezuar shum dhe shpresojme qe te futeni prap ne politike, vendin e juaj ne LDK e kini ne balle!!
Pershendetje Donika dhe pergzime SH.B.