Antrikorrupsioni vjet hetoi 160 raste

Artikujt tjerė
- MPB falsifikon edhe datëlindjet!
- Leme Xhema në Medvegjë?
- Hyseni: Deklaratat e Thaçi për BE-në në kohën e gabuar
- Mandati i Jahjagës përfundon sivjet
- Fëmijët të punësuar në sektorët e rrezikshëm
- Antrikorrupsioni vjet hetoi 160 raste
- Presin nostrifikimin mbi 300 diploma, edhe nga Kristali
- Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator
- Ismaili: Kosova do ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me SHBA
- Fule: Reformat të finalizohen përpara zgjedhjeve presidenciale
Prishtinë, 16 maj Pas shumë ankesave dhe debatit, me shumicë votash deputetët dje miratuan raportin për vitin 2011 të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit. Kundërshtues të përmbajtjes së raportit ishin vetëm deputetët e opozitës.
Tri institucionet më të larta të shtetit, Presidenca, Kuvendi dhe Zyra e kryeministrit nuk kanë qenë pjesë e hetimeve të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), për asnjë rast gjatë vitit 2011. Pjesë e hetimeve të këtij institucioni po ashtu nuk kanë qenë as ministrat e Qeverisë së Kosovës, bazuar në raportin e punës së AKK-së për vitin 2011. Agjencia Kundër Korrupsionit është marrë me hetimet për vepra të korrupsionit në pesë raste për kryetarë dhe ish-kryetarë komunash, pastaj me drejtorë departamentesh të nivelit lokal dhe atij qendror, si dhe një sekretar të përgjithshëm të ministrisë. Ndërsa, ka proceduar gjithsej 39 raste në prokurori. Sipas raportit, mbi bazën e hetimeve të AKK-së janë arrestuar 6 zyrtarë të institucioneve. Në bazë të deklarimeve të mëparshme të zyrtarëve të Agjencisë Kundër Korrupsionit, rreth 90 për qind e rasteve që po i heton EULEX- i po bëhen mbi bazën e provave që Agjencia i ka afruar. Janë gjithsej 160 raste të hetuara gjatë vitit të kaluar, përderisa në to janë të përfshira gjykatat, Qeveria, pushteti lokal, prokuroritë dhe institucionet që kanë një status të veçantë, si Aeroporti, PTK-ja, KEK-u, ndërmarrjet shoqërore dhe ato publike dhe institucionet e tjera të pavarura.
E nga të gjitha këto raste që janë hetuar, vetëm 39 prej tyre janë përcjellë në prokuroritë kompetente, në të cilat janë të përfshirë gjithsej 121 persona të dyshuar për raste korrupsioni. Në mesin e atyre që dyshohet se kanë kryer vepra korrupsioni janë pesë kryetarë dhe ish-kryetarë të komunave, një kryesues i kuvendit komunal, dy gjyqtarë ose ish-gjyqtarë, një ish-prokuror, një sekretar i përgjithshëm i ministrisë, një kryesues i Bordit të drejtorëve, kryeshefi i një agjencie, pastaj dy kryeshefa ekzekutivë të ndërmarrjeve publike, një zyrtar i Financave dhe i Thesarit, një drejtor menaxhues i kompanisë regjionale, një zyrtar financiar, gjashtë drejtorë të departamenteve të prokurimit të nivelit qendror, 18 anëtarë të komisionit vlerësues të nivelit qendror. Gjithashtu, të dyshuar, bazuar në raport, janë edhe dy drejtorë të departamenteve të nivelit qendror, një shef divizioni, tre drejtorë të nivelit komunal, 21 anëtarë të komisionit vlerësues në institucione jashtë Qeverisë, një menaxher për komunitete, 6 zyrtarë nga lëmi i prokurimit dhe 35 zyrtarë të tjerë.
Gjatë seancës, deputetët përkrahen edhe propozimin e Gjykatës







