Të mërkurën konferencë e KPJ-së, Zhvillimet në Maqedoni, Luginë dhe veri...

Artikujt tjerė
- Antrikorrupsioni vjet hetoi 160 raste
- Presin nostrifikimin mbi 300 diploma, edhe nga Kristali
- Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator
- Ismaili: Kosova do ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me SHBA
- Fule: Reformat të finalizohen përpara zgjedhjeve presidenciale
- Schulz kërkon nga EULEX-i të ndihmojë, jo të ndërhyjë
- Rohan: Ska BE për Serbinë pa e njohur Kosovën
- EULEX-i hesht për rastin e MTPT-së
- Kuçi: Qeveria do të zbatojë vendimet e Kuvendit
- Kosova prej sot ka 105 prokurorë vendas
Prishtinë, 15 maj - Klubi për Politikë të Jashtme në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert ju fton që të merrni pjesë dhe të ofroni mbulesë mediale në konferencën me titull Zhvillimet në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe veri të Kosovës Konferenca do të mbahet më 16 maj 2012, në Grand Hotel, duke filluar nga ora 12:00 deri më 14:00
Kjo konferencë ka për qëllim të analizojë zhvillimet e fundit në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe veri të Kosovës ku një seri ngjarjesh në këto zona ka krijuar përshtypjen se atje ka një politikë të kalkuluar anti-shqiptare. Vrasja e dy shqiptarëve nga një polic maqedonas, vrasja e pesë maqedonasve dhe arrestimi i një numri shqiptarësh në lidhje me këto vrasje dhe akuzimi i tyre si islamistë radikal, rrahje të nxënësve shqiptarë dhe maqedonas, e zhvillime të ngjashme kanë acaruar situatën edhe ashtu fragjile në Maqedoni dhe kanë vënë në pikëpyetje bashkëjetesën maqedono-shqiptare.
Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, policia serbe arrestoi një numër shqiptarësh në Bujanoc nën akuza për krime lufte. Gjatë prillit të këtij viti policia serbe arrestoi edhe një numër qytetarësh të Kosovës të cilët po udhëtonin nëpër Serbi, përfshirë këtu edhe arrestimin e dy policëve kufitar të Kosovës.
Këto zhvillime në Maqedoni e Preshevë, bashkë me tensionet në veri të Kosovës dhe vrasjen e një shqiptari atje, kanë krijuar përshtypjen në opinion se rajoni mund të destabilizohet edhe njëherë. Shumë njerëz kanë ngritur pyetjen se mos po përgatitet ndarja e rajonit? Mos vallë ka një politikë të orkestruar serbo-maqedonase anti-shqiptare? Interpretimet kanë ndryshuar nga ato që këto arrestime e sulme ndaj shqiptarëve po ndodhin në prag të zgjedhjeve (në Serbi) dhe në prag të Samitit të NATO-s në Çikago (Maqedoni) e deri te interpretimet që kjo është një politikë e orkestruar serbo-maqedonase kundër shqiptarëve për ti paraqitur si islamistë radikal dhe anti-perëndimorë.
Pa marrë parasysh se ku mund të qëndrojë e vërteta, këto zhvillime iu kanë dhënë krah spekulimeve të llojllojshme duke krijuar huti në mes të shqiptarëve në të trija vendet. Në tërë këtë mes kanë munguar analizat pëmbajtësore. Prandaj qëllimi i kësaj konference është që ti analizojë këto zhvillime duke mëtuar që të ndriçohen ato në vend se të krijohet më shumë huti dhe spekulime.
Panelist të kësaj konference do të jenë: Azem Vllasi analist politik, Kim Mehmeti shkrimtar dhe publicist nga Maqedonia, Naim Rashiti Grupi Ndërkombëtar i Krizave,
. Veton Surroi publicist dhe Kryetar i Bordit të KPJ-së.







