Thaçi: Integrimi evropian është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës

Artikujt tjerė
- Antrikorrupsioni vjet hetoi 160 raste
- Presin nostrifikimin mbi 300 diploma, edhe nga Kristali
- Plani i dialogut për veriun publikohet më 10 shtator
- Ismaili: Kosova do ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me SHBA
- Fule: Reformat të finalizohen përpara zgjedhjeve presidenciale
- Schulz kërkon nga EULEX-i të ndihmojë, jo të ndërhyjë
- Rohan: Ska BE për Serbinë pa e njohur Kosovën
- EULEX-i hesht për rastin e MTPT-së
- Kuçi: Qeveria do të zbatojë vendimet e Kuvendit
- Kosova prej sot ka 105 prokurorë vendas
Prishtinë, 15 maj - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ministrin e Mbretërisë së Danimarkës për Çështje Evropiane, Nicolai Wammen.
Gjatë këtij takimi u bisedua për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur se nga ana e saj, Qeveria e Republikës së Kosovës do të plotësojë të gjitha detyrat dhe obligimet e saj në afat rekord, në mënyrë që afrimi me Bashkimin Evropian të bëhet sa më real. Qeveria e Kosovës do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj në plotësimin e pyetësorit për Studimin e Fizibilitetit, dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian që Kosova të trajtohet si edhe vendet tjera, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri ka theksuar se integrimi evropian është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë duke treguar një përkushtim të madh në angazhimet e tyre për të ecur drejt integrimit të Kosovës në strukturat evropiane.
Ministri Wammen, vendi i të cilit kryesor presidencën e BE-së, theksoi se nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Në procesin e integrimit Kosova duhet të vazhdojë me reformat e nisura dhe arritjen e standardeve të një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar.
Po sot, ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim ministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë e Danimarkës, Nicolai Wammen, dhe delegacionin përcjellës të përbërë nga; Sekretari Privat për Ministrin për Çështjet Evropiane, Soren Juul Jorgensen, Shefi i Departamentit (Fqinjësisë Evropiane dhe Rusia), Christian Dons Christensen, Këshilltari special, Thomas Juul Dam, shefi i Sektorit, Christian Fich, ambasadori për Shqipëri dhe Kosovë, Karsten Ankjær Jensen.
Gjatë takimit u diskutua presidenca e Danimarkës me Bashkimin Evropian, në veçanti kontributi Danez në intensifikimin e procesit të integrimit Evropian për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor si të tërë. Ministrja Çitaku vlerësoi lartë kryesimin e Bashkimit Evropian nga Danimarka dhe potencoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimit Evropian, dhe në këtë fazë rreth studimit të Fizibilitetit. Ajo tha se procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm sa edhe akti i anëtarësimit sepse përmes procesit përmbushim reformat, transformojmë institucionet dhe shoqërinë tonë, si dhe i përafërojmë me ato evropiane. Gjithashtu, ne kërkojmë që Kosova të trajtohet njejt si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe kërkojmë listën e kritereve që duhet përmbushur qoftë për liberalizim të vizave, ashtu edhe për proceset e mëtutjeshme në rrugën drejt anëtarësimit në mënyrë që të dihen përgjegjësitë dhe të jemi sa më efikas.
Ministri Danez, Wammen tha se Kosova është pjesë e familjes Evropiane dhe së bashku duhet bërë gjithçka që mundemi të promovojmë Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Jam i informuar se shumë është bërë në këtë proces dhe që duhet bërë edhe më shumë, por është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar për të realizuar reformat e duhura, dhe për këtë kam marrë sinjale të qarta nga Ministrja Çitaku se kjo është duke u realizuar. Gjithashtu, çështja e Liberalizimit të Vizave është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe besoj që shumë shpejtë do të arrijmë te kjo zgjidhje, dhe ky mbetet synim i Presidencës Daneze.
Ministri Wammen, shtoi se është shumë me rëndësi të ceket se ne nuk importojmë probleme ne BE, për këtë arsye është me rëndësi për Kosovën dhe Serbinë ti normalizojnë marrëdhëniet. Anëtarësimi në BE nuk është i lehtë, kështu që ju duhet vazhduar punën tuaj në plotësimin e kritereve dhe ne do të ju ndihmojmë me zgjidhjen e problemeve, si miq tuaj që jemi.


dennis@15.05.2012/23:58
Thaçi Integrimi i veriut te Mitrovices me Serbin,është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës.










Albani16.05.2012/00:28
Po kom dro se deri sa vjen koha te hyn ne BE Kosova e Shqiperia keshtu ndara ajo BEja do te "shperbehet".