• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bordi i ZRE-së zgjidhet votat e opozitës

Publikuar: 15.05.2012 - 10:52

Prishtinë, 15 maj – (E plotësuar) Kuvendi i Kosovës, me votat e deputetëve të partive në pushtet, ka miratuar propozimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Enver Halimi është zgjedhur kryesues i Bordit, kurse Krenar Bujupi dhe Merita Kostori janë emëruar anëtarë të tij.
Duke folur në emër të Qeverisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka lavdëruar të propozuarit, duke kërkuar nga deputetët të miratojnë propozimin e ekzekutivit. Por shefat e grupeve parlamentare të opozitës, të LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së nuk e kanë mbështetur këtë propozim me arsyen se nuk i përmbush kriteret e përcaktuara dhe se qeveria po e mbush me militantë partiakë Bordin e Zyrë së Rregullatorit të Energjisë.
Në seancën parlamentare deputetët votuan, po ashtu, për t’i dhënë afat shtesë për tre muaj Komisionit për amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa, është miratuar edhe raporti i punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2011.

 Prishtinë, 15 maj – (E plotësuar)
Kuvendi i Kosovës vazhdoi sot mbledhjen sipas rendit të ditës të paraparë për mbledhjen e ndërprerë të premten, pasi PDK mençurisht u tërhoq nga kërkesa që të rivotohej mocioni për të pagjeturit, i  miratuar me shumicë votash dhe me të cilin kushtëzohej vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, në emër të grupit të tij  parlamentare kërkoi të mos politizohej një çështje aq fundamentale e shtetërore dhe e ndjeshme si dhe të vazhdohet me rendin e ditës nga mbledhja e ndërprerë të premten. Ai Kërkoi të mos debatohet, por të trajtohet nga institucionet si një çështje e pazgjidhur, si një detyrim kushtetues.

Në saje të kësaj zgjidhjeje, kërcënimi i opozitës se do të braktiste vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, nëse do të rivotohet për mocionin e miratuar në mbledhjen e kaluar rreth të pagjeturve, nuk u realizua. Por PDK shfrytëzoi situatën që të fusë pa rend si pikë të parë shqyrtimin e emërimit të anëtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, që u kundërshtua nga opozita, por  me shumicë votash – 48 për, 33 kundër, u miratua propozimi dhe në këto momente po vazhdon debati rreth kësaj pike.


Sot sërish për të pagjeturit dhe rivotimin


Prishtinë, 15 mars   - 09:25 - Ligjvënësit e Kosovës sot do të ballafaqohen edhe njëherë me “pendimin” e deputetëve të koalicionit qeverisës, të cilët kanë paralajmëruar kthimin në rivotim të mocionit për të pagjeturit, të miratuar më mbledhjen e fundit të Parlamentit. Seanca e sotshme është vazhdim i asaj të ndërprerë të premten në mungesë të numrit të  mjaftueshëm të deputetëve për të marrë vendime, meqë opozita kishte braktisur sallën pas përpjekjes së Grupit Parlamentar të PDK-së për të kthyer në rivotim rekomandimet për të pagjeturit, të miratuara me shumicë votash, me të cilat vazhdimi i dialogut me Serbinë kushtëzohet me zgjidhjen e këtij problemi.

PDK ja është paralajmëruar se do të insistojë që ta kthejë në rivotim mocionin për të pagjeturit, ndërsa opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë sërish mbledhjen.
Grupi parlamentar i PDK së dhe partitë e tjera të pushtetit pritet t'i mbledhin krejt deputetët dhe të votojnë për një mocion të ri.
Adem Grabovci ka deklaruar se nuk është problem për PDK-në pse janë kushtëzuar bisedimet me të pagjeturit, por respektimi i procedurave parlamentare. Ndërsa, edhe opozita thuhet se nuk ka ndryshuar qëndrim - do ta bojkotojnë seancën nëse kthehet në rivotim mocioni.

Në rend të ditës të seancës së sotme do të jetë shqyrtimi i Raportit të punës të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2011, shqyrtimi i Raportit të punës të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2011, shqyrtimi i Propozimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në Komisionin për Kërkesa Pronësore, shqyrtimi i Propozimit të Qeverisës së Kosovës për emërimin e anëtarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, etj.

 

Komente (4)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°C
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell