Stefanoviq akuzon Prishtinën për moszbatim marrëveshjesh

Artikujt tjerė
- Stefanoviq akuzon Prishtinën për moszbatim marrëveshjesh
- Krasniqi: Kosova mund të marrë shumë shembuj të mirë nga Franca
- Thaçi paralajmëron riformatimin e Qeverisë
- Pasaporta serbe sherr për ekstradim në Serbi
- SKV: Pushteti i korruptuar nuk po zgjedh më metoda që ta kap Universitetin
- Rohan: Kosova të zbatojë plotësisht Planin Ahtisaari, veçmas në veri
- Merdar: Kamionët nga Kosova hyjnë në Serbi, por jo edhe anasjelltas
- Zogjtë shtegtarë e njerëzit bashkë nëpër kohë
- Reagim i të suspenduarit për falsifikim të notës verbale
- Maturantët humbin orët e mësimit, përgjegjësit heshtin
Beograd, 14 maj - Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën, Borko Stefanoviq tha se zbatimi i marrëvëshjeve të arritura në Bruksel po vështirësohet për shkak të siç ka thënë problemeve të krijuara nga Prishtina në terren.
"Por, për gjithçka që është rënë dakord, do ketë zbatim dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim", ka thënë Stefanoviq për agjencitë serbe të lajmeve, duke theksuar se në procesin e zbatimit të marrëveshjeve ka probleme, transmeton REL.
Ai ka përmendur si problem edhe çështjen e fushatës parazgjedhore në Serbi.
Megjithatë, Stefanoviq ka theksuar se për dialogun nuk mund të ketë dyshime.
"Është e rëndësishme që të formohet Qeveria dhe të vazhdojë puna, ka thënë ai.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Brukselit kanë nisur në mars të 2011.
Nga nëntë raunde bisedimesh, janë prodhuar shtatë marrëveshje.
Por, jo të gjitha ato zbatohen dhe Prishtina akuzon Beogradin për neglizhencë.
Për këtë arsye, në disa raunde, në vend se të diskutohen temat e reja, është folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.







