SKV: Pushteti i korruptuar nuk po zgjedh më metoda që ta kap Universitetin

Artikujt tjerė
- SKV: Pushteti i korruptuar nuk po zgjedh më metoda që ta kap Universitetin
- Rohan: Kosova të zbatojë plotësisht Planin Ahtisaari, veçmas në veri
- Merdar: Kamionët nga Kosova hyjnë në Serbi, por jo edhe anasjelltas
- Zogjtë shtegtarë e njerëzit bashkë nëpër kohë
- Reagim i të suspenduarit për falsifikim të notës verbale
- Maturantët humbin orët e mësimit, përgjegjësit heshtin
- Qeveria zbret pa zhurmë në veri
- Kuçi ka nënshkruar kërkesën e EULEX-it për Martyn
- Paralajmërohet reshje e borës në vende malore
- Shqiptarët e dënuar në Zvicër do të transferohen në Kosovë
Prishtinë, 14 maj - Lëvizja Studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM (SKV) ka reaguar sot rreth aprovimit të listës për personel akademik, ku gjendet edhe emri i Bekim Haxhiut-Kamishit. Në reagim thuhet:
Në mbledhjen e sotme të Senatit të UP-së, u aprovua lista e kandidatëve për personel akademik, ndër të tjerë edhe Bekim Haxhiu Kamishi, për të cilin u bë e ditur se nuk i plotëson kriteret e përcaktuara.
Vendosmëria e pushtetit të korruptuar që ta kapë Universitetin e Prishtinës, nuk po zgjedh më metoda. Publikisht dhe duke shkelë në mënyrë flagrante çdo normë morale e ligjore, po e shtrinë dhunshëm ndikimin e tij politik me qëllim të përfitimit.
Këshilli Drejtues si përfaqësues i pushtetit dhe Rektori si zgjatim i tij të cilët kanë kompetenca absolute në Universitetin e Prishtinës, duke pasur mundësinë të shpërbëjnë e të krijojnë njësi e nënnjësi të Universitetit, të ngarkojnë e të shkarkojnë nga puna këdo, kanë arritur që ta shtrijë ndikimin në Senat përmes shantazhit dhe korrupsionit.
Mbushja e Universitetit me personel akademik për qëllim të shtrirjes së pushtetit brenda UP-së e cila po bëhet ditëve të sotme hapur, është një katastrofë sociale. Ata që kanë votuar në favor të listës së sotme të kandidatëve për personelin akademik mbajnë përgjegjësi intelektuale dhe institucionale për shoqërinë. Vota e tyre, nuk përbënë përfaqësim të interesit të shoqërisë, por përfaqësim të interesit të pushtetit të korruptuar.
Ne i bëjmë thirrje profesorëve, studentëve,intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit që të vihen ne mbrojtje të Universitetit të Prishtinës, kështu, në mbrojtje të shëndetit të shoqërisë, i cili sot po sulmohet nga pushteti i korruptuar. Heshtja është ajo çka i konvenon pushtetit, reagimi dhe veprimi janë nevoja e shoqërisë sot.
Ne jemi të vendosur në kërkesën tonë për heqjen e Këshillit Drejtues dhe kthimin e kompetencave te Senati dhe Këshillet e Fakulteteve. Ne jemi për autonomi të UP-së dhe rritje të buxhetit të tij. Ne do të angazhohemi vazhdimisht për universitet të mirëfilltë dhe në shërbim të shoqërisë.










