• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zogjtë shtegtarë e njerëzit bashkë nëpër kohë

Publikuar: 14.05.2012 - 15:05

Prishtinë, 14 maj - Me moton “Zogjtë shtegtarë dhe njerëzit – së bashku nëpër kohë”, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit në bashkëpunim me Shoqatën për mbrojtjen e zogjve “FINCH”, kanë shënuar , Ditën botërore të zogjve shtegtarë. Aktivitetet me rastin e kësaj ngjarjeje kanë filluar  me datën 13 maj ku OJQ “FINCH” me seli në Prizren ka organizuar dalje në natyrë/ vrojtim të zogjve në Liqenin e Breznes në Komunën e Dragashit. Manifestimi kryesor  është organizuar sot ne Sallën e konferencave, në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës (ish-pallati i mediave “Rilindja”) me ç`rast është bërë edhe promovimi i librit “Në kërkim të zogjve” të autorëve Nexhmedin Ramadani dhe Ismet Lecaj.

Me moton  “Zogjtë shtegtarë dhe njerëzit – së bashku nëpër kohë”, përfaqësuesit e institucioneve mjedisore qeveritare dhe joqeveritare kanë dhënë mesazhe me qëllim të sensibilizimit të opinionin të gjerë për lidhjen e domosdoshme midis zogjve dhe njerëzve. Kryeshefi i AMMK-së, Dr.sec Ilir Morina, me këtë rast ka thënë se zogjtë janë tregues të rëndësishëm të cilësisë së mjedisit të një vendi prandaj informacionet dhe njohurit për përhapjen e tyre janë të nevojshme për të gjithë.  Po ashtu mbrojtja e natyrës dhe e biodiversitetit është e lidhur ngushtë me ruajtjen e zogjve.  Direktiva e zogjve është një nga shtyllat kryesore të legjislacionit të Bashkimit Evropian për biodiversitetin andaj për të zbatuar atë në mënyrë efektive ne kemi nevojë për informacione të besueshme shkencore.

Ndërsa autorët e librit Nexhmedin Ramadani dhe Ismet Lecaj, kanë vlerësuar se ky botim përveç  faktit që i ofron informata për shumicën e zogjve të egër të Kosovës, ofron edhe fotografi origjinale të zogjve të fotografuar në mjediset e tyre nga vetë autori.

Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë shënohet në mbarë botën me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë për rëndësinë e zogjve. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell