• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hetuesia në dilemë për Bukoshin

Publikuar: 14.05.2012 - 12:02

Prishtinë, 14 maj - Tashmë kur janë mbushur katër muaj që ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj po mbahet në paraburgim, hetuesia në kuadër të hetimeve është mes dilemave nëse bashkëpunëtorin e dikurshëm të Tolajt, ish-ministrin Bujar Bukoshi ta cilësojë si të pandehur, apo të njëjtin ta shpallë dëshmitar në këtë proces.

Bukoshi, i cili tashmë mban pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës, sipas burime të gazetës “Zëri”, në hetuesi, ka shfaqur gatishmërinë e tij që të jetë dëshmitar, porse prokuroria ende nuk e ka marrë vendimin.

“Prokuroria aq sa ka elemente akuzuese për ta akuzuar edhe Bujar Bukoshin, i cili vazhdon të jetë i dyshuar në rastin Tolaj, aq ka prova që të njëjtin ta shpallë dëshmitar në këtë rast, por ndonëse kanë kaluar katër muaj nga arrestimi i Tolajt, ende nuk është marrë vendim edhe pse Bukoshi e ka shfaqur gatishmërinë që të jetë dëshmitar”, ka thënë një zyrtar i afërt me rastin.

Ilir Tolaj, dikur sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë, është arrestuar më 12 janar të këtij viti, së bashku me shefin e Zyrës së Prokurimit, Zenel Kuçi, drejtorin e Departamentit farmaceutik, Bekim Fusha dhe Hajrullah Fejzën, shef i divizionit të cilësisë së shërbimeve dhe arkivit në MSH.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion, që ndërlidhet me shpërdorimin e detyrës zyrtare, manipulimin me tenderë dhe lidhjen e kontratave të dëmshme.

 

Komente (4)

plaku14.05.2012/14:54

hetuesija jone denon fukarate qe skan pare,e bujar bukoshin skan qka me i ba se ka leke sa dushe,pare te popllit?

agimi14.05.2012/14:36

3 pergjin qka u ba ku shkun parat be mergimtarve

Meha Ludwigshafen14.05.2012/12:46

Peshqit e mdhenj gjithmon mbeten te pa prekur,per fat te keq ne Kosoven ton, me kte vetem sa do te rritet korrupsioni hajnia dhe te gjitha te kqiat

e.sh14.05.2012/12:42

BUJAR BUKOSHI ASHT PROFI ME I VJEDH PARET E POPULLIT

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell