Kontrabanda në veri ka gjetur rrugë të papenguara

Artikujt tjerė
- Familjarët e të pagjeturve iu gëzuan tërheqjes së PDK-së nga rivotimi
- Majer: Rreth NATO-s e Kosovës Tadiq e Nikoliq sdallojnë
- PDK u tërhoq nga kërkesa për rivotim të mocionit për të pagjeturit
- UNDP-ja alarmon: Shumë të papunë e vështirësi të tjera
- Drews: Ndryshimi i kufijve të Kosovës, sjell ndarje të reja në Ballkan
- Cliff këshillon Kosovën të mos frustrohet në Brukselin
- Hoxhaj: Serbia dyfytyrëshe
- PDK do të insistojë në rivotim, opozita jashtë salle
- Ministri i Mbrojtjes i Italisë vizitoi FSK-në
- Familiarët e të pagjeturve dhe OJQ-të do të protestojnë të martën para Kuvendit
Prishtinë, 14 maj Mbi dhjetë rrugë në veri të Kosovës po shfrytëzohen për kontrabandën e mallrave nga Serbia. Ato shfrytëzohen për futjen e naftës, cigareve, e mallrave të tjera ushqimore. Marrja nën kontroll e portave kufitare 1 dhe 31 në Bërnjak dhe Jarinjë, më 27 korrik të vitit të kaluar, nga ana e autoriteteve ndërkombëtare nuk e ka ndalur kontrabandën.
Koha Ditore ka siguruar skica dhe raporteve të dhjetëra rrugëve të hartuara nga autoritetet e rendit. Rajoni i Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit shfrytëzohet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i dinë për to, por nuk është bërë asnjë hap serioz për bllokimin e këtyre rrugëve alternative. Bile njëra prej tyre kalon rrënjë kampit Nothing Hill në afërsi të Zveçanit.
Strukturat paralele serbe, në bashkëpunim me grupet kriminale të ndryshme, posaçërisht me grupet e organizuara të kontrabandistëve, kanë organizuar shfrytëzimin e rrugëve alternative për qarkullim Serbi Kosovë dhe anasjelltas, ka konstatuar Policia e Kosovës në një raport të ditëve të fundit që u është dorëzuar institucioneve të Kosovës. Këto struktura kanë organizuar edhe zgjerimin dhe përforcimin e rrugëve të dyta alternative, të cilat, po ashtu, lidhin Kosovën dhe Serbinë, përmes të cilave tani ka filluar qarkullimi i automjeteve, të cilat nuk lejohen të hyjnë përmes pikave kufitare, si dhe i mjeteve te ndryshme transportuese, të cilat bartin mallra të ndryshme si ushqimore ashtu edhe komerciale.
Doganat dhe Policia e Kosovës e kanë pranuar se po zhvillohet kjo kontrabandë. Sipas Doganës, prej korrikut të vjetëm kontrabanda nëpërmjet pikave kufitare është zero, por jo nëpër vendkalime të tjera. Zëdhënësi Adriak Stavileci thotë se Dogana ka shtrirë autoritetin e vetë mbi dy pikat kufitare në veriun e Kosovës. Që nga ajo kohë, sipas tij, kontrabanda përmes dy vendkalimeve kufitare ka rënë në zero, por nuk mund të thuhet se kjo vlen edhe për disa rruge ilegale.
Kemi informacione se sasi të konsideruara të mallrave futen përmes këtyre rrugëve ilegale, por pasi nuk kemi qasje në to, kemi vështirësi të vlerësojmë vlerën dhe sasinë e mallit të futur ilegalisht, ka thënë Stavileci. Kontrabandën e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës (gjerësisht në Kohën Ditore)


dani14.05.2012/21:46
per me u ndal kjo kontraband duhen te denohen ne maksimum shqiptaret tregtar qe blejn prej kriminelve mall te tyre ne ket form kishte me u ndal kjo kontraband denim maksimal edhe me burg

mergimtarja14.05.2012/19:15
po hiq sbon mu shita to shpi as per milirada euro se ai eshte vatani i shqipeve. ma mir mi lon shkret dhe kur bohet mir ktheheni apet se dokumenti e kujt eshte prona ka rendsi shume. mos i shitni se dokumentat i bon serbi edhe murr fund puna, me letra e me fakte shteti u shiiitttt! turp bre depsuza qe po shitni vatanin po vanatni nuk shitet se osht i shejt!

Kreshnik Shpati14.05.2012/18:32
I ndjeri Presidenti Historik i Kosoves Ka pa thene se Kosova shtet i pavarur duhet te jet i hapur ndaj te gjitha shteteve ne rajon e po ashtu edhe ndaj serbis por jo ne kete menyre i shkyar sekur tullumbat e Lulit te Vocer te Migjenit qe si duket nje dite edhe nepre Kosove keta te pergedhelur te Brukselit dhe te Njujorkut serbet kane me qele rruge kah tua don pika e qefit .Se si duket edhe ketu ne kosove po u ndihmojn me te madhe se si duket keta argat nuk mund te jetoj pa roje te Ures se ibrit.dhe pa kurrfar turpi ju blejn mallrat e kontabandes.Turp ju qoft te gjith atyre qe e ndihmojn lulezimin e kontrabandes serbe ne kosove,turp .

mergimtari14.05.2012/14:05
un nuk di qysh spo ju vje marre qeveris kotrabant po shpiat po i shesin shiptart e po i blen qeveria e serrbis sot e pash ne top nius tu ishit shiptart me ka 1 milion ero e ven si me ible qeveria kosoves po vet poj le serrbis turp turp

leonardi14.05.2012/13:22
AUTORITET KOSOVARE DHE ATO NDERKOMBETARE NE KOSOV KURR SMUNDEN ME MBYLL RRUG SA MUJN SERBT ME QEL TJERA. HA HA HA HA. KTA SERRBT NE NJI AN BLLOKOJN RRUG DERISA NE ANEN TJETER QELIN RRUG TJERA. GAZETARI SUEDEZ NUK QE BUDALL. HA HA HA HA

beni14.05.2012/09:36
e pergezoi gazetarin per keto te dhena











pejoni15.05.2012/12:12
po keto rug i qelin vet qeveritart e ... t,se kan perfitime me ta.e ju jepjani voten prap.me bo ww demostrata qdo rug jav meshelin,po qysh shkaut me ju mshel kur jan ... me ta bashk deri ne fyt.thot nje shprehje popullore deri sa ka budall te meqmit jetojn mir,e kjo i bjen qe krejt popullata ne ks osht budall,deri sa lejojn ket qeveri me bo me ju qka te dojn.