Familjarët e të pagjeturve kundërshtojnë rikthimin e rekomandimeve

Artikujt tjerė
- Familjarët e të pagjeturve kundërshtojnë rikthimin e rekomandimeve
- Çeku e Selimi në PDK?
- Në Bellanicë u protestua kundër injorimit nga institucionet
- Për një mbytje dhe shumë rrahje gardianit serb 14 vjet burg
- Britania kërkon heqjen e MUP-it nga veriu
- Pagesa të jashtëligjshme për këshilltarët e jashtëligjshëm të Pacollit
- PDK-ja lufton për heqjen e kushtit të dialogut me Serbinë
- Thaçi kërkon vepra nga BE për Kosovën
- Imami dhe Çeku te Familja Haradinaj në Gllogjan
- Takim konsultativ me palët e interesit
Prishtinë, 12 maj - Përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, në një konferencë për media shprehen shqetësimin për ngritjen e mocionit në seancën e djeshme të Kuvendit nga ana e Grupit Parlamentar të PDK-së që ti kthejë në rivotim rekomandimet e miratuara në Kuvend, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ata përshëndeten iniciativën për trajtimin në mënyrë më serioze të kësaj çështje, por kërkuan që mos ti kthejnë prapa rekomandimet e votuara në seancën e 10 majit. Nysrete Kumnova nga shoqata Thirrjet e Nënave tha se nëse vendimi kthehet prapa, atëherë zhgënjimi për familjarët e të pagjeturve do të jetë edhe më i madh dhe çështja e të pagjeturve nuk do të bisedohet më asnjëherë.








