• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Jahjaga miraton rregullore për dekoratat

Publikuar: 11.05.2012 - 17:56

Prishtinë, 11 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka aprovuar Rregulloren mbi llojet e dekoratave që i jep presidenti i Kosovës dhe procedurat për dhënien e tyre. 

Aprovimi i Rregullores u bë në bazë të Nenit 84, pika 28, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe në bazë të Nenit 5 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave, thuhet në njoftimin për media të kabinetit të presidentes.

Sipas kësaj rregulloreje, dekoratat që i jep Presidenti/ja e Republikës së Kosovës janë:

Urdhri Hero i Kosovës; Urdhri i Lirisë; Urdhri i Pavarësisë; Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”; Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”; Medalja Humanitare “Nëna Terezë”; Medalja e Paqes dhe Pajtimit “Anton Çetta”; Medalja Presidenciale e Meritave (Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sport, Siguri, dhe Shërbim Civil);  Medalja Ushtarake për Shërbim në Kosovë; Çmimi për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, dhe Titulli Ambasador Nderi i Kosovës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell