EULEX dënon Zoran Koliqin me 14 vjet burgim për krime lufte

Artikujt tjerė
- EULEX dënon Zoran Koliqin me 14 vjet burgim për krime lufte
- Kroacia ofron ndihma për reformat në Gjyqësi
- Mbështetje në fushën e drejtësisë nga Kroacia
- Shqipëria mbështet FSK-në
- LB: Qeveria fyen inteligjencën e deputetëve
- Për Kosovën më e vështira reforma e administratës
- Plan tjetër për integrimin e veriut
- Si u plagos Nazim Bllaca?
- Edhe HRW kërkon heqjen e neneve 37 e 38 nga KP
- FSK në ceremoninë e 100 vjetorit të pavarësisë
Prishtinë, 11 maj - Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur fajtor Zoran Koliqin, për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit, në maj të vitit 1999, dhe e ka dënuar atë me 14 vjet burgim.
"Trupi gjykues e shpalli Koliqin fajtor në dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve", thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Sipas tij, palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim.









