Mbështetje në fushën e drejtësisë nga Kroacia

Artikujt tjerė
- Kroacia ofron ndihma për reformat në Gjyqësi
- Mbështetje në fushën e drejtësisë nga Kroacia
- Shqipëria mbështet FSK-në
- LB: Qeveria fyen inteligjencën e deputetëve
- Për Kosovën më e vështira reforma e administratës
- Plan tjetër për integrimin e veriut
- Si u plagos Nazim Bllaca?
- Edhe HRW kërkon heqjen e neneve 37 e 38 nga KP
- FSK në ceremoninë e 100 vjetorit të pavarësisë
- Bisedojmë me serbët në veri, por jo me Serbinë për veriun
Prishtinë, 11 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Orsat Miljeniq.
Jahjaga theksoi se marrëdhëniet ndër shtetërore ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe se ato duhet të thellohen edhe më tej në të gjitha fushat. Ajo tha se bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit edhe përmes marrëveshjeve të nënshkruara, do të ndihmojë në luftimin e krimit në të dyja vendet por edhe në gjithë rajonin.
Ministri kroat i Drejtësisë Orsat Miljeniq, tha se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat dhe posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit. Ai tha se bashkëpunimi në fushën e drejtësisë do të ndihmonte në luftimin e të gjithë formave të krimit dhe theksoi se është me rëndësi të punohet në ngritjen e sigurisë në gjithë rajonin.
Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, Orsat Miljenic.
Kryeministri Thaçi e falënderoj ministrin Miljenic për mbështetjen e gjithanshme që ka dhënë Republika e Kroacisë për Kosovën në të gjitha periudhat.
Ministri Miljenic potencoi rëndësinë e bashkëpunimit edhe në fushën civile dhe në atë të gjyqësorit mes dy vendeve, në mënyrë që të luftohen dukuritë negative rajonale, dhe të bëhet më shumë në fushën e sigurisë .









