Për Kosovën më e vështira reforma e administratës

Artikujt tjerė
- Takim konsultativ me palët e interesit
- Ministri Rashiq shpërndan certifikata për kandidatë punëkërkues
- Rasmussen hedh poshtë paralajmërimet ruse
- Jahjaga miraton rregullore për dekoratat
- Plani për veriun drejt finalizimit, ndihmon edhe Beogradi
- Ministri kroat i Drejtësisë në Gjykatën Supreme
- EULEX dënon Zoran Koliqin me 14 vjet burgim për krime lufte
- Kroacia ofron ndihma për reformat në Gjyqësi
- Mbështetje në fushën e drejtësisë nga Kroacia
- Shqipëria mbështet FSK-në
Prishtinë, 11 maj - Rruga e Kosovës drejt BE-së do të jetë e vështirë dhe e gjatë, tha ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, para studentëve të AAB-së. Çitaku theksoi se disa nga reformat që duhet të bëjë Kosova do të jenë të dhimbshme, megjithatë është e rëndësishme që procesi drejt BE-së po fillon.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, siç raporton Radio Kosova, u ka shpjeguar studentëve në detaje për mekanizmat që ka krijuar vendi për të përmbushur detyrimet që kërkohen për integrimin e Kosovës në BE.
Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i Kosovës drejt integrimit të BE-së, tha ministrja Çitaku derisa shpjegoi se aktualisht po punohet në plotësimin e pyetësorit të dërguar ditë më parë nga Brukseli.
Puna tashmë ka filluar dhe unë jam e bindur se ne brenda afatit kohor deri në mesin e muajit qershor të jemi në gjendje që pyetësorin me përgjigjet ta kthejmë prapa në Bruksel. Ky është një skenim i gjendjes së tërësishme në Kosovë në punën që kemi bërë por gjatë këtij procesi ne do të identifikojmë edhe punët që duhet të bëjmë në të ardhmen, theksoi ajo.
Çitaku duke folur për kushtet zyrtare të liberalizimit të vizave tha se shumë shpejtë edhe Kosova do të vendos viza për ato shtetet të cilat kanë nevojë edhe për vizat e BE-së.
Kemi marrë vendim që të vendosim edhe regjim vizash, besojmë nga pjesa e dytë e këtij viti MPJ do të prezantojë në qeveri një plan të detajuar për regjimin e vizave. Ato shtete të cilat kanë nevojë për viza për të hyrë në BE do të kenë nevojë edhe për vizë të Kosovës. Sipas të dhënave të ndryshme Kosova kryesisht përdoret si vend transit për migrim ilegal, tha Çitaku.
Ministrja Çitaku po ashtu tha se disa nga reformat që duhet të bëjë Kosova do të jenë të dhimbshme. Sipas saj sfida më e madhe për Kosovën në përmbushjen e detyrimeve mbetet reforma në administratën publike.







