• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Nga sot “Koha Ditore”, 50 centë

Publikuar: 02.05.2012 - 09:19

Prishtinë, 2 maj - Nga sot, e mërkurë,  gazeta numër një në Kosovë, “Koha Ditore”, do të jetë për 20 centë më e shtrenjtë. Drejtues të gazetës kanë thënë se një vendim i tillë ka qenë shumë i vështirë të merrej, mirëpo shumëfishimi i kostos së prodhimit të gazetës viteve të fundit, e kanë detyruar redaksinë për ta marrë këtë vendim.



Kryeredaktori i gazetës, Agron Bajrami, thotë se rritja e çmimit është e vetmja mënyrë për të ruajtur pavarësinë autoriale. Bajrami thotë se gazetat kosovare janë të vetmet që nuk kanë rritur çmimin, pasi që një gjë të tillë e kanë bërë gazetat në vendet fqinje. Redaksia e “Koha Ditore” ka kërkuar mirëkuptim nga lexuesit për këtë vendim të padëshiruar edhe për redaksinë, por mbesin të vendosur që të angazhohen edhe më shumë, ku pavarësia dhe profesionalizmi i gazetës do të mbesin shtyllat e punës.

 

Komente (3)

Toni02.05.2012/17:46

ska me ble kush ma. A spo e shifni standardin e Kosoves a.

lezuesi i rregullt02.05.2012/15:14

edhe ashtu shum rral e kam ble, nji ne 6 muajt smbush hesao edhe 2 euro me kushtue

Dardani02.05.2012/15:09

Kam respekt per gazeten Koha Ditore edhe per 20 cent nuk e hupi kete respekt, por deshta me ju thane se edhe ju jeni Kosove se veq ne Kosove shtrajtohen sendet per 100 prej 0,30 centeve ne 0,50 cente keni mujte nja 1 vjet me e ba 0,40 cent.

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°C
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu