DnV për parregullsitë në votime

Artikujt tjerė
- DnV për parregullsitë në votime
- Jahjaga do kthejë Kodin Penal
- Rend dhe ligj përmes dialogut?!
- Ferizaj: Votimet, pa probleme
- Pa koordinator për veriun
- OSBE organizon zgjedhjet serbe në Kosovë
- Presidentja në ballo vjeneze në Ditën e të pagjeturve
- Ivanoviq kundërshton numërimin e votave në Rashkë
- Reformës zgjedhore, vetëm një muaj kohë shtesë
- PTK-ja i paguante haraç Zvonko Veselinoviqit
Ferizaj, 29 prill - Sipas monitoruesve të Demokracisë në Veprim, që kanë përcjellë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, është raportuar se në fshatin Nerodime, 2505D, është mbyllur vendvotimi nr. 01, pasi që një votues ka insistuar të votojë edhe pse në listën e votuesve, ndodhej nënshkrimi i saj, por që llamba ultraviolente nuk ka treguar shenja të sprejit. Me këtë rast, ky vendvotim është mbyllur për 20 minuta.
Në shkollën Tefik Canga në Ferizaj, vendvotimi 09R, 7 persona tentojnë të votojnë me kusht pasi paraprakisht nuk kishin mundur ta gjejnë emrin në listë. Kryesuesi i komisionit nuk i ka lejuar te votojne me kusht dhe të njëjtit nuk e kanë liruar për një kohë vendvotimin, deri kur ka nderyhyrë policia, me crast edhe janë krijuar radhë të gjata të votuesve, pikërisht për shkak të këtij problem.
Sa i përket prezencës së personave të paautorizuar nëpër qendra të votimeve, janë raportuar gjithsej 44 raste.
Në fshatin Softaj, qendra 2526D, ka prezencë më të madhe të vëzhguesve të një subjekti politik nëpër vendvotime.
Shkolla e mesme Kuvendi i Arbërit, vendvotimi 02R, një person ka tentuar të votojë me dokument identifikimi të vëllaut të tij, por komisionerët me që e njohën personin në fjalë, nuk e lejuan të votojë.
Në shkollën Tefik Canga, pasdite nuk është lejuar votimi me kusht.
Në fshatin Pleshinë 2506D, është raportuar se një person ka votuar me kartelë të baknës, pasi sic raportohet komisionerët e kanë njohur dhe ia kanë lejuar një gjë të tillë.
Fshati Koshare, 2515D, një person ka votuar më parë, por gjatë gjithë ditës ka qëndruar në korridor, njëkohësisht me emblem të një subjekti politik.
Në shkollën fillore Ahmet Hoxha, një votues ka ardhur në vendvotim me një bluzë të një subjekti politik.
Ndërkohë, në shkollën Pjetër Bogdani, Ferizaj, një person ka tentuar të votojë dy herë, komisioneri nuk e ka lejuar, me crart është shkaktuar një tollovi, rast i cili është shënuar në librin e ankesave.






