• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dhanë betimin 39 noterët e parë të Kosovës

Publikuar: 27.04.2012 - 15:20

Prishtinë, 27 prill   – Në një ceremoni solemne të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e në të cilën morenë pjesë ministra, udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, ambasadorja e Zvicrës, krerët e Odës së Noterëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, dhanë betimin 39 noterët e parë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha se me krijimin e institucionit të noterisë është bërë edhe një plotësim në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Sipas tij sistemi i noterisë do të ndikojë në shërbime me të mira për qytetaret, në forcimin e renditë dhe ligjit dhe do të jetë një mbështetje për gjyqësorin dhe lehtësim për punën e tyre.

Ministri Kuçi kërkoi nga noterët që punën e tyre të mos e kenë vetëm detyre, por edhe mision.

Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty, vendit që mbështeti krimin e sistemit noterial në Kosovë, para të pranishmëve tha se një shërbim noterial funksional është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe shtoi se ky sistem mund të japë një kontribut thelbësor në sistemin gjyqësor të vendit.

Për rolin pozitiv që do ta luajë sistemi i noterisë dhe për ndihmën që do t’i ofrojë sistemit gjyqësor, në këtë ceremoni folën edhe krerët e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, kryetari i KGJK-së, Enver Peci, kryeprokurori, Ismet Kabashi dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

Kjo ceremoni është përshëndetur edhe nga kryetarët e odave të noterëve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell