Në Prishtinë 1781 pikëpyetje për aq të pagjetur

Artikujt tjerė
- Hoxhaj i përgjigjet Komisionit për Politikë të Jashtme
- SHBA-të kërkojnë 16 ushtarë të zhdukur në Kosovë gjatë LDB
- Surroi: Kosova ska fuqi të ndihmojë, por është mike e Sirisë
- INPO: PDK shkelësja më e madhe e fushatës në Ferizaj
- Premtime për të ndihmuar shqiptarët e Luginës
- Arrijnë ushtarë austriakë të KFOR-it
- Për studentë nga Kosova edhe 50 bursa në Universitetin e Sheffield-it
- FSK nisi ushtrimin fushor Shqiponja 1
- Dhanë betimin 39 noterët e parë të Kosovës
- Në Ditën e të Pagjeturve EULEX premton më shumë kërkime
Prishtinë, 27 prill - (E plotësuar) Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë prezantoi në sheshin Nëna Terez në Prishtinë një përformancë në mënyrë simbolike aq sa është numri i të pagjeturve, 1 mijë e 781 varëse të rrobave me nga një pikëpyetje.
Liridon Zeka, pjesëtar i kësaj nisme, tha se këtë ide e kanë paraqitur në shenjë përkrahje dhe solidarizimi me familjarët, duke parë mungesën e institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Duke parë mungesën e angazhimit të Institucioneve përkatëse për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur ne si aktivist kemi parë të arsyeshme që të organizojmë aktivitete më qëllim që të bëjmë presion në mënyrë që të jenë më efikas në punët e tyre, tha ai.
Ai tha se institucionet duhet të zbardhin të vërtetën dhe të vendoset drejtësia, sepse 1 781 nuk është numër, por njerëz që i mungojnë Kosovës që 13 vjet.
Sipas tij, numri i personave të pagjetur vazhdon të jetë i madh dhe ne kemi dashur që në vazhdimësi ta specifikojmë këtë. Zeka tha se performancat dhe nismat e tyre në përkrahje të familjarëve të të pagjeturve nuk kanë pasur ndikim të duhur te institucionet përkatëse, por sipas tij, është sensibilizuar opinioni se fati i të pagjeturve duhet të ndriçohet sa më shpejt.
Ndërkaq Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur thotë se komisioni po vazhdon edhe më tutje takimet me institucionet ndërkombëtare dhe vendore për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Për këtë vit komisioni ka paraparë që të bëhen gërmime në 36 lokacione dhe të dihet rreth rastit të Rashkës.
Sot Kosova kujton 1800 të pagjetur
Prishtinë, 27 prill - 10:31 - Sot shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve. Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur edhe 1800 njerëz, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.
Prishtina dhe Beogradi deri më tash kanë zhvilluar një sërë takimesh teknike për të ndihmuar në ndriçimin e këtyre rasteve, por rezultatet deri tash kanë qenë të pakta.
Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë shënohet me një varg aktivitetesh.
Shënimi i kësaj dite më 27 prill bëhet për faktin se në këtë datë, në vitin 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, forcat serbe patën vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës 15 deri 75 vjeç.








