EULEX-i të ndihmojë, jo të ndërhyjë

Artikujt tjerė
- EULEX-i të ndihmojë, jo të ndërhyjë
- Arrijnë trupa shtesë të KFOR-it
- Presidentja Jahjaga në drekë pune me ambasadorë të vendeve të BE-së
- Presion politik e ekonomik mbi mediet e Kosovës
- Brunei Darussalam njohu pavarësinë e Kosovës
- Kusari- Lila në Bruksel për raportet tregtare Kosovë-BE
- Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadorë të rinj të Kosovës
- Ngecjet e diplomacisë parlamentare
- Reporterët Pa Kufij: Kodi i ri, kërcënim për gazetarinë
- Petroviq: Zgjidhja për veriun është zbatimi i Ahtisaarit dhe krijimi i komunës
Strasbourg, 25 prill - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se EULEX-i nuk duhet të ndërmarrë rolin e një policie mbi-kombëtare, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në çështjet e brendshme të Kosovës.
EULEX-i është organizatë ndërkombëtare e të huajve dhe EULEX-i duhet të kontribuojë që ato (institucionet kosovare) të merren vetë me çështjet e caktuara, dhe mos të marrë rolin e një policie mbi-kombëtare duke ndërhyrë direkt në çështjet e brendshme, ka thënë Schultz.
Ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen, pati thënë se EULEX-i nuk ka burime të mjaftueshme dhe se KFOR-it po i duhet që të ndërmarrë barrën përsipër, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, ku misioni evropian ende nuk ka shtrirë autoritetin e tij.
Schultz ka thënë se EULEX-i, ka bërë shumë për të përmirësuar situatën e sigurisë, por, ka disa çështje, që, sipas tij, duhet të veprojnë më shumë strukturat vendore.
EULEX-i ka bërë shumë për të përmirësuar situatën e sigurisë për të mbështetur krijimin e strukturës gjyqësore. Por, dyshoj se mund të bëjnë më shumë për krimet e luftës, sepse suksesi në këtë fushë gjithnjë ka ardhur atëherë, kur vetë shtetet përkatëse janë marrë me këtë gjë, ka theksuar Schultz.
Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së qe e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Por, çfarë do të mund të bënte ky mekanizëm, që të ndryshojë mendjen e pesë vendeve anëtare të BE-së, që ende hezitojnë të njohin Kosovën? Përgjigjen e jep Schultz. Kemi bërë atë që kemi mundur, që ta njohim Kosovën dhe ta mbështesim atë. E kam ndjekur së afërmi debatin për kandidaturën e Serbisë dhe se si BE-ja si e tërë kërkoi nga Serbia ta njohë sovranitetein e Kosovës, ndërsa pesë shtetet e saj nuk e njohin Kosovën dhe ka qenë një çështje kundërthënëse. Problemi tashmë është zgjidhur dhe mendoj se në kuadër të afrimit të Serbisë dhe Kosovës kah BE-ja, hezitimi i këtyre shteteve të BE-së, do të zhduket, ka thënë Schultz





