• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dëshmi për krimet serbe në Kosovë

Publikuar: 22.04.2012 - 18:31

Prishtinë, 22 prill - Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë për vetëm një vit të funksionimit, ka nxjerr të dhëna e fakte të bollshme për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, me të cilat mund të shërbehen institucionet dhe organet e ndjekjes. Ata kërkojnë përshpejtimin e ligjit dhe buxhet të veçantë për të pasur punë më efektive.

Anëtarët e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë po kërkojnë buxhet më të madh nga qeveria e vendit për të çuar përpara mbledhjen e pjesës më të paprekur të dëshmive të krimeve të luftës, dhunimet.

Ismet Salihu, anëtar i këtij instituti, përgjegjës për pjesën e hulumtimit për krime kundër njerizimit dhe gjenocid thotë se i duhet një ekip më i madh në terren për të mbledhur dhe sistemuar dëshmitë e krimeve, sidomos dhunimet.

“Do të mundohemi të mbledhim të dhënat për vrasjet, vrasjet e fëmijëve, deportimet dhe do të jetë segment i veçantë për herë të parë mbledhja dhe dëshmimi i dhunimeve, sepse dyshohet se janë dhunuar mbi 10 mijë femra shqiptare”, i ka thënë Salihu Radio Kosovës.

Salihu thotë se Instituti për herë të parë do t’u jap formën profesionale dëshmive të mbledhura në terren. “Kemi paraparë që të dhënat e institutit përveç që do t’u shërbejnë të gjitha institucioneve ato do të jenë të gatshme edhe për organet e ndjekjes”, ka thënë Salihu.

Fejaz Drançolli, që kryeson ekipin për hulumtimin e krimeve në trashëgiminë kulturore kosovare thotë se ka mbledhur fakte që do shërbejnë jo vetëm si shifra dëmesh, por edhe si dëshmi për organet e ndjekjes.

Instituti kosovar për Hulumtimin e Krimeve të Luftës ka marrë për detyrë të mbledhë, sistematizojë, përpunojë dhe publikojë të dhënat për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera gjatë viteve 1990 – 1999

Komente (1)

sala pz22.04.2012/21:59

Te shpresojm se do te fillojn per se mbari ky komision i cili do te ofroj fakte te mjaftushme si per organet tona te drejresis ashtu edhe per ato nderkombetare interpolin qe ti kap keta kriminel qe si pat ndonjehere toka dhe te dalin para drejtesise se R.Kosoves te cilet do te duhej te merrnin denimin e merituar, e te filloj edhe arrestimi i tyre nga policia jone por shteti te punoj aq shume sa ti tregoj botes se kush jane keta gjak ... patesh i prishur qe ne themel.Te shpresojm ne drejtesi.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell