Takimi i radhës i forumeve rinore shqiptare, në Ulqin

Artikujt tjerė
- Takimi i radhës i forumeve rinore shqiptare, në Ulqin
- Drews refuzon takimin me Bogdanoviqin
- Latifi: Ligji për Hoçen e Madhe, i imponuar
- Gjatë vitit do të zbulohet e vërteta e varrezës masive në Rudnicë
- Pensionistët kosovarë do ti qajnë hallet te Zhbogar
- MD: Kodi penal do të duhej të miratohej pa nenet 37 dhe 38
- Zveçan: Serbët kanë dorëzuar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale
- Opozita nuk e dërgon në Kushtetuese Ligjin për bankat
- AAK: Qeveria po bënë masakër me tokën bujqësore
- Ministri Krasniqi takoi të rinj të partive politike shqiptare
Prishtinë, 21 prill - Në organizim të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës, sot në Prishtinë, u mbajt takimi i forumeve rinore të partive politike shqiptare nga të gjitha trevat etnike shqiptare.
Në takim morën pjesë 12 forume rinore, ku u biseduan dhe u listuan një numër i aktiviteteve që të rinjtë e partive politike shqiptare do të organizojnë për të shënuar 100 - vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në hapje të këtij takimi, kryetari i FR LDK-së Xhafer Tahiri lexoi një deklaratë në emër të FR LDK -së si nikoqir i takimit. Sipas një komunikate, në këtë deklaratë thuhet : Në këtë përvjetor të rëndësishëm të rinjtë shqiptar, sot, kanë nevojë të kenë universitete e arsim cilësor të nivelit evropian. Do të jemi ne të rinjtë, që do të zgjedhim se si do të jetojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit. Shënimi i 100- vjetorit të shtetit shqiptar është shkas i këtij takimi, i cili do të vazhdoj përtej shënimit të kësaj date. Duke u takuar në mënyrë të rregullt, ne të rinjtë e partive politike pa dallim, do të thellojmë integrimet tona brenda shqiptare dhe integrimet evropiane të shqiptarëve. Sot, shumica e të rinjve shqiptar janë të lirë. Liria, është e arritura më e madhe e jona në këto 100 vite. Pavarësia e Kosovës, padyshim paraqet arritjen e një qëllimi të lartë për të cilën u sakrifikuan breza të tërë në Kosovë, që sublimohen në figurat e ndritura të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Sot, sfida jonë është të bashkëmoshatarët tanë në Luginë të Preshevës të vazhdojnë të qëndrojnë në tokat e tyre të lirë, dhe të ndihmojmë të rinjtë në Malin e Zi që të ruajnë dhe kultivojnë identitetin e tyre kombëtar.
Lidhja e Forumeve Rinore Mbarëshqiptare është emri dhe ombrella me të cilën do të shënohen aktivitetet e forumeve rinore shqiptare për shënimin e 100 - vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Të rinjtë e partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike u pritën nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Poashtu të rinjtë e forumeve rinore u priten nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi.
Gjatë drekës të rinjtë kishin një bashkëbisedim me historianin, e autorin e librit Historia e Kosoves, Jusuf Buxhovin.
Të rinjtë e partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike bënë vizitë dhe homazhe te varri i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe u pritën nga familja Rugova.
Takimi i të rinjve të partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike përfundoi me vizitë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
Takimi i radhës do të mbahet në Ulqin.






