Thaçi: Nuk do të ndodh mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Artikujt tjerė
- Mediet serbe implikojnë Kosovën në vrasjet në Maqedoni
- Ligjëratë e Edita Tahirit në Akademinë Diplomatike të Kroacisë
- Thaçi: Nuk do të ndodh mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
- LDK: Qeveria sivjet planifikon përgatitjen e 41 strategjive
- Prokuroria ka proceduar 820 raste për korrupsion
- Qeveria kritikon EULEX-in për fushatën e Koshtunicës në veri
- Komunat serbe edhe pa zgjedhje lokale
- Loja e rrezikshme me tela gjemborë në Rudar të Zveçanit
- Kosova ka çfarë të mësojë nga Kroacia
- Manastiri i Deviçit ruhet nga Policia e Kosovës
Prishtinë, 18 prill - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur sot mbledhja e 70-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në hapje të mbledhjes kryeministri Thaçi para kabinetit qeveritar ka thënë se nuk do të ndodh pretendimi i Serbisë për të mbajtur zgjedhje në Kosovë, njoftohet nëpërmjet një komunikate.
Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka qenë është dhe do të mbetet shumë i qartë, Serbia me pretendimin e vet për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do tia arrij qëllimit, pohoi Thaçi duke shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përdorë gjithë mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor që diçka e tillë të mos ndodh. Ky pretendim i Serbisë është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, me opinionin e GJND-së, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe e vlerësojmë si pretendim agresioni. Kur flas se nuk do të mund të organizoj Serbia zgjedhje në Kosovë , flas edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme edhe presidenciale. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përgjegjshme që të respektoj modelin evropian, atë të dyshtetësisë, dhe të respektoj plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisari . Pra, do të respektoj të gjitha dokumentet që i ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. E drejta e dyshtetësisë nuk vlen vetëm për një komunitet dhe për një komunitet tjetër jo. Vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnietheksoi kryeministri Hashim Thaçi.
Më pas Qeveria sipas rendit të ditës ka miratuar Projektligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i taksës rrugore për automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës si dhe vendosja e taksës ekologjike për automjetet e regjistruara në Kosovë dhe për automjetet e huaja, ka thënë ministri i Financave Bedri Hamza. Është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë
Qeveria në vazhdim ka miratuar Planin Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2012-2014. Sipas arsyetimeve të ministrit Nenad Rashiq ky plan zhvillimor strategjik përcakton reformat kryesore institucionale të cilat do të zbatohen gjatë kësaj periudhe, paraqet disa synime dhe prioritete që duhet të adresohen në mënyrë sa më të përshtatshme dhe të shpejtë, po ashtu jep sqarime lidhur me vërejtjet nga ana e Komisionit Ndërministror për Reformë në Administratë Publike.
Qeveria sot ka themeluar Komisionin Kombëtar për Refugjatë propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Komisioni Kombëtar për Refugjatë do të ketë këtë përbërje:
- Naim Shala - MPB
- Leunora Ahmeti - MPMS
- Jeton Oruçi - ZSHNJ-ZKM
- Agron Maxhuni - MAPL
- Arben Kqira - MD
- Mirvete Kelmendi - MSH
- Nuhi Osmani - MKK
Qeveria ka miratuar Koncept-dokumentin për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit. Miratimi i një ligji të ri në përputhje të plotë me standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane do të ofroj partnerëve tanë ndërkombëtarë siguri për rrugën që e ka marrë Kosova, do të sigurojë Qeverinë se ekzekutimi i buxhetit do të jetë nën shqyrtim të paanshëm dhe se Kuvendi do të ketë bazë të mjaftueshme për ushtrimin e përgjegjësive mbikëqyrëse.
Po ashtu sot Qeveria ka miratuar një Rregullore për Nëpunësit Civil Tepricë.
Kjo rregullore kanë të bëjë me programin për nëpunësit civilë tepricë, riorganizimin e institucionit, suprimimin e institucionit, bashkimin e një institucioni me një institucioni tjetër, përgjegjësinë për zbatimin e programit për nëpunësit civilë tepricë, përgjegjësinë e institucioneve të Shërbimit Civil për ricaktimin e nëpunësit civil tepricë, pagesën e nëpunësve civilë tepricë, dhe buxhetin për programin e nëpunësve civilë, ka thënë ministri Mahir Yagcilar.
Qeveria sot ka diskutuar lidhur me ditët e pushimit gjatë festave. Pas diskutimeve të shumta Qeveria është pajtuar që të nis procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore në Republikën e Kosovës.








