Kosova ka çfarë të mësojë nga Kroacia

Artikujt tjerė
- LDK: Qeveria sivjet planifikon përgatitjen e 41 strategjive
- Prokuroria ka proceduar 820 raste për korrupsion
- Qeveria kritikon EULEX-in për fushatën e Koshtunicës në veri
- Komunat serbe edhe pa zgjedhje lokale
- Loja e rrezikshme me tela gjemborë në Rudar të Zveçanit
- Kosova ka çfarë të mësojë nga Kroacia
- Manastiri i Deviçit ruhet nga Policia e Kosovës
- Serbët lokalë duan zgjedhje lokale në veri
- Serbia paska ndërprerë hetimet kundër Thaçit e Çekut
- Vjet 407 nëpunës civilë u ankuan për shkelje të të drejtave në punë
Prishtinë, 18 prill Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, i cili po qëndron për një vizitë pune në Kosovë.
Në takimin që ministri Hoxhaj zhvilloi me delegacionin kroat, të kryesuar nga Nebojsha Koharoviq, drejtor i Çështjeve Bilaterale në MPJ dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, social e arsimore mes dy shteteve, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të përfituar nga eksperienca e suksesshme e Kroacisë në proceset integruese të Kosovës.
Udhëheqësi i delegacionit kroat, Nebojsha Koharoviq, pas takimit me zëvendësministrin Punëve të Jashtme i Kosovës, Ibrahim Gashi, shprehi mbështetjen e plotë të Republikës së Kroacisë jo vetëm për pavarësinë e Kosovës, por edhe për të gjitha proceset e tjera që lidhen me forcimin e shtetësisë së Kosovës. Po ashtu theksoi gatishmërinë e plotë të Kroacisë për të mbështetur Kosovën në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ai vlerësoi po ashtu se Kosova sot është një nga partnerët e Kroacisë në rajon, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve në aspektin politik, ekonomik, por edhe në raportet sociale mes qytetarëve të të dyja vendeve. Koharoviq shtoi se miqësia tradicionale do të thellohet edhe më shumë në vazhdim, duke përfshirë edhe adresimin e çështjeve të minoriteteve tona kombëtare, shqiptarëve që jetojnë në Kroaci dhe kroatëve që jetojnë në Kosovë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Ibrahim Gashi tha se vizita e delegacionit kroat në Kosovë kishte karakter pune dhe se Republika e Kosovës është shumë e interesuar që të thellojë bashkëpunimin, të rrisë numrin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe të përfitojë nga përvojat e Kroacisë në procesin e shtetndërtimit e mbi të gjitha në procesin e integrimit evropian.


mikel18.04.2012/13:17
E dime ne mire se qduhemi te mesojme nga kroatet vetem nje gje do kishim mesuar do ishte boll per ne "olluja"STUHIN"E NE NUK DO ISHIM SOT KU JEMI






gardijani18.04.2012/13:56
nuk kisha thon me e bo ollujen se pastaj do te na shtin ne haps.