• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

ProCredit Bank i bashkohet iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’

Publikuar: 04.04.2012 - 14:34

04 prill, 2012 – ProCredit Bank i është bashkuar iniciativës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’ për të kontribuar për një mjedis më të pastër.

Zëvendës drejtori gjeneral i bankës, Florin Lila, dhe drejtuesi i kësaj nisme qytetare, Luan Hasanaj, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi duke nisur kështu bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për ruajtjen e mjedisit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të promovohet rëndësia e një mjedisi më të pastër në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në çështjet mjedisore që afektojnë secilin qytetarë të Kosovës.               

Për më tepër, stafi i bankës ka pranuar me kënaqësi dhe entuziazëm ftesën për të participuar në ditën e pastrimit të Kosovës, më 24 maj 2012, në kuadër të fushatës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’.

Të vetëdijshëm për nivelin e ndotjes së mjedisit, të dyja palët synojnë të theksojnë qasjen e përgjegjshme ndaj mjedisit.

Me këtë rast, ProCredit Bank dhe iniciativa ‘Ta pastrojmë Kosovën’ ftojnë klientët e bankës dhe qytetarët në mbarë vendin të kontribuojnë në pastërtinë e Kosovës.

Bashkohu edhe ti me nismën mjedisore ‘Ta pastrojmë Kosovën’ duke u regjistruar në www.letsdoitkosova.org dhe pastro më 24 maj qytetin, fshatin ose lagjen tuaj.  

 

Komente (2)

nazif bajramaj15.04.2012/21:00

ndoshta i u duket ndokuj mizorje kjo nisme pore ne shqipetaret jemi msue vet me ba borllog ka te shkojme edhe kompanite jane kompetnte per pastrim pore ne nuk e hudhim mbeturinen aty ku duhet athere te gjith me nje mendje me nje veprim ti bashkohemi nismes me 24 maj ta pastrojmi kosoven vendin tone te lire te behemi edhe ne si shtete tjera demokratike

mentorti04.04.2012/19:38

Pse me pastru na kur jane kompanite e pastrimit qe paguhen eksluzivisht per qit pune....Kush po merr pare ne kete inciativee...

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell