• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sindikata e metalistëve kërkon lirimin e Hasan Abazit

Publikuar: 04.04.2012 - 14:31

Prishtinë, 4 prill - Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës së bashku me 12 federatat sindikale kanë kërkuar nga zyrat diplomatike që veprojnë në Kosovë si dhe nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton që të bëjnë ç’është e mundur për lirimin e sindikalistit, Hasan Abazi.
Po ashtu kanë kërkuar nga instancat vendore më të larta të mos të rrinë duarkryq, pasi sipas tyre janë të zgjedhur nga vota e popullit.
“Të respektuar diplomat të të gjitha vendeve që veproni në Republikën e Kosovës. Ne përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës u drejtohemi me kërkesën për reagim dhe ndihmë në lirim të Hasan Abazit, kryetar i Sindikatës të Pavarur të Metalistëve të Kosovës i arrestuar në kufirin me Serbinë. I njëjti akuzohet për spiunazh-dhënie të informacioneve NATO-s”, thuhet në kumtesë.
Në njoftimin thuhet se Abazi është viktimë e marrëveshjeve të arritura në mes të Republikës të Kosovës dhe Republikës të Serbisë me ndërmjetësimin e BE për “qarkullim të lirë” dhe “menaxhim të integruar të kufijve”.
SPMK ka njoftuar se Abazi po mbahet në burgun e Vranjës në një dhomë të vogël pa kushte elementare për jetë, thuhet në komunikatën e SPMK-së.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme