• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

NATO urdhëron KFOR-in t’i mbyllë rrugët alternative në veri

Publikuar: 03.04.2012 - 21:46

Prishtinë, 3 prill - Komanda e NATO-s në Napoli ka urdhëruar KFOR-in që t’i mbyllë të gjitha rrugët alternative në Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat i kanë përdorur serbët lokal derisa mbaheshin të bllokuara pikat kufitare me Serbinë në këtë pjesë të Kosovës.

Kështu ka deklaruar i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristiq. Ai ka thënë se këtë lajm ia ka dhënë komandanti i KFOR-it në veri të Kosovës Adolf Conrad, raporton Telegrafi.

Pas takimit me komandantin Conrad, me kryetarët ilegal të tri komunave me shumicë serbe në veri, Ristiq ka thënë se “ky vendim është arritur në bashkëpunim edhe me xhandarmerinë e Serbisë”.

“Ne i kemi thënë komandantit se ky vendim është i papranueshëm për serbët e veriut, pavarësisht se me kë është arritur marrëveshja”, ka thënë Ristiq, duke shtuar se “të gjitha rrugët që e lidhin Kosovën me Serbinë qendrore janë legale dhe se ato do të vazhdohet të shfrytëzohen nga serbët lokal”.

Ristiq ka thënë se KFOR-i nuk mund t’i detyrojë serbët e veriut të kalojnë nëpër derën (pikën kufitare) ku ndodhen doganierët dhe policët e Republikës së Kosovës.

Përgjegjës për vijën kufitare të Kosovës është KFOR-i, ndërkaq këto rrugë vazhdojnë të shërbejnë për strukturat paralele të Serbisë kryesisht për kontrabandë dhe krim të organizuar.

 

Komente (3)

fadili04.04.2012/10:02

Natyrisht qe do te mbyllen kalimet ilegale. NATO eshte organizata me e fuqishme ushtarake ne bote dhe do te jete e tille edhe per shume kohe. Ata i kane interesat dhe strategjite e veta qe nuk jane kunder nesh. Disa kriminel te vegjel ne veri jane teresisht te paperfillshem per ta por iu duhet te veprojne siq po veprojne per shkak te moskrijimit te imazhit te "njeanshem". Tash pas zgjedhjeve ne Serbi do te kete nje qasje tereisht tjeter ku serbet e veriut dalengadale duke marre dokumentet e Kosoves, duke regjistru veturat ne institucionet e Kosoves do te mesohen dalengadale me faktin se jetojne ne shtetin e Kosoves. Ashtu si edhe serbet e jugut do te fillojne te hyjne edhe ne institucionet tona.

Baki04.04.2012/07:32

Strukturat paralele ilegale luajn me ligh kosovar. Keto marrveshje ne as ni kusht nuk duhet te mbeshteten nga vendi yn. E vetmja menyr per zgjidhjen e problemeve eshte respekti ndaj ligjit. Ndersa aj qe nuk i respektonperkra Ligjin ton duhet te denohet ne menyren me te lart te vendit.
Ndersa ne ket rast KFOR'i, EULEX dhe Policet tane duhet me hy ne Veri dhe me e tregu prezencen aty ne vend ku duhet.
Un mendoj se ne fillim 1Vit te kesaj procedure, numri i policeve Nderkombetar dhe ai i kosoves duhet me qen shum i madh Dikun per 2Banor 1Police!!

Perndryshe luajn pakica me popullin ton sikur maca me minin.

Ju pershendes

xhevdeti03.04.2012/22:08

Serbet jane te pandalshem,kur jane ne pyetje interesat per teritore shqiptare.

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CI kthjellėt
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell