• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kryesia e LDK-së përkrahë kandidaturën e Adem Salihajt

Publikuar: 02.04.2012 - 16:55

Prishtinë, 2 prill - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, duke respektuar vullnetin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj, i dha përkrahje kandidaturës së z. Adem Salihaj, kryetar i Degës, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 29 prillit, për kryetar të Komunës së Ferizajt, njoftohet ndërmjet një komunikate.

Kryesia e LDK-së kërkon nga Dega e LDK-së në Ferizaj, të gjitha strukturat e partisë, nga veprimtarë dhe simpatizantë që të angazhohen maksimalisht e të punojnë që LDK-ja të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Kryesia e LDK-së kërkon mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt me rrethinë për kandidatin e LDK-së, më 29 prill, për të mundësuar që të fitojë alternativa që përfaqëson LDK-ja, alternativa e një qeverisjeje demokratike dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Ferizajt me rrethinë.

 

Komente (3)

gramozii02.04.2012/18:14

oo Adem fitorja eshte e jottja e garantume nese del ne balotazh me AZEM NERODIMEN se ish kandidat i pavarur.Besojme ne fitoren tende.Te urojme fat dhe shendet.Veq mos bene spektakle te lutem................

ferizaji02.04.2012/17:09

Vec perpara z.Salihaj,zgjidhja e duhur per Ferizaj!

reformatori02.04.2012/17:02

Keshtu duken reformat e Isa Mustafes. Tmerr.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell