Qeveria ndërton Dell arenën në vend të sheshit Ibrahim Rugova

Artikujt tjerė
- Thaçi në SHBA prishi agjendën e Tadiqit
- Njësia e FSK së u kthye nga Danimarka
- "Bashkohu" denoncon pederastinë e qeverisë dhe diskriminimin e myslimanëve
- Ministri Hoxhaj ngushëlloi sekretaren Clinton
- Shefi i Task Forcës kundër korrupsionit arrestohet për korrupsion
- Policët u rrëmbyen 130 metra brenda territorit të Kosovës
- Modus vivendi* për veriun
- BE: Arrestimet e policëve nuk ishin kidnapim
- Sonja Biserkos i dorëzohet Çmimi i grave deputete të Kosovës
- Arkivistët e Kosovës në konferencën ndërkombëtare në Slloveni
Prishtinë, 1 prill (KD) - Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rialokojë 23 milionë euro nga projekti i termocentralit Kosova e Re për të financuar ndërtimin e një arene sportive në qendër të Prishtinës, përballë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, në vendin ku sot gjenden rrënojat e hotelit Union, të djegur tre vjet më parë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Projekti, ndërtim ekstravagant që ka dukjen e një tende gjigante, tashmë është miratuar, dhe ndërtimi, sipas një burimi të sigurt nga Qeveria, do të nisë qysh gjatë muajit prill, sapo të përmbyllen procedurat ligjore për anulimin e vendimeve të Komunës së Prishtinës për hapësirën në fjalë ku do të ndërtohet qendra dhe të rrënohet ajo që ka mbetur nga hoteli Union.
KK i Prishtinës tashmë e ka miratuar një plan, sipas të cilit hapësira në fjalë do të rregullohet në park që duhet të bartë emrin Ibrahim Rugova, por burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë thënë se partia më e madhe opozitare do të duhej tia lëshonte udhën projektit të ri të Qeverisë për arsye të shumta, në mesin e të cilave duket se kryesorja është se projekti i arenës sportive ka përkrahjen ndërkombëtare.
Madje, në shenjë falënderimi për përkrahjen perëndimore, posaçërisht atë amerikane, ka qenë vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që ka vendosur edhe për emërtimin e arenës së planifikuar, e cila thuhet se do të quhet Dell arena, në emër të ambasadorit të SHBA-së, i cili këtë verë e përmbyll mandatin e tij trevjeçar në Kosovë.
Plani është që ndërtimi të përmbyllet sa më shpejt, ashtu që koktejin lamtumirës për ambasadorin Dell, që kryeministri planifikon ta organizojë më 4 korrik, të mund ta mbajmë pikërisht në arenën e re, ka thënë një burim nga Qeveria, që ka preferuar të mos i përmendet emri.
Sipas burimit, tashmë është përzgjedhur edhe ndërtuesi i objektit madhështor, edhe pse procedurat e tenderimit zyrtarisht pritet të fillojnë javën që vjen.
Dell arena do të ndërtohet nga ndërmarrja Mabetex, meqë ajo garanton se puna do të përmbyllet deri në fund të qershorit, dhe, në fund të fundit, kjo kompani edhe është autore e planit ideor dhe e projektit, kështu që ata edhe janë më të përshtatshmit për ta ndërtuar objektin, ka thënë burimi, që është një prej gjashtë zëvendësve të kryeministrit.
Tenda e projektuar për Gadafin
Projekti për Dell arena është hartuar nga Mabetex qysh para dy vjetëve, me porosi të kryetarit të atëhershëm të Xhamhirisë së Libisë, Muamer el Gadafi, i cili vitin e kaluar është vrarë nga kryengritësit në Libi, të cilët edhe ia rrëzuan pushtetin e tij 40-vjeçar.
Sidoqoftë, thuhet se Gadafi, në një takim me zëvendëskryeministrin e tanishëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, njëkohësisht edhe pronar i Mabtexit, ishte shprehur i gatshëm që edhe formalisht ta njihte pavarësinë e Kosovës, sapo të përfundonte ndërtimi i tendës betonike për të. Por, kryengritja në Libi e pengoi realizimin e këtij plani, që tani ka gjetur vend në qendër të Prishtinës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i kontaktuar me telefon në lidhje me projektin e ri, është shprehur tejet i shqetësuar me faktin që gazeta ka marrë vesh për projektin kaq shpejt, por ka thënë se ai do ta ndërtojë këtë qendër sportive shumë shpejt dhe shumë mirë.
Unë di të ndërtoj bukur. Kjo ndoshta i pengon dikujt. Por unë di ta bëj këtë, dhe ju lutem, më lejoni ta bëj këtë, sepse Kosova e meriton një tendë të tillë të bukur, me një emër të tillë të bukur, ka thënë Pacolli, duke insistuar se Mabetex nuk do të përfitojë asgjë prej kësaj pune.
Unë edhe pasurinë time jam në gjendje ta shkrij, vetëm ta ndërtoj Kosovën e bukur, ka thënë ai, derisa e ka pranuar se Qeveria do ti mbulojë shpenzimet e projektimit dhe të ndërtimit të Dell arena.
Mustafa nuk flet, Daci propozon kompromisin Ibrahim Dell arena
I padisponuar të flasë ka qenë të dielën kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, duke insistuar se kjo nuk ka asnjë lidhje me te.
Ju lutem, keni kujdes se çka shkruani, sepse të pavërtetat shpesh po kuptohen si të vërteta, dhe kjo mua më ka dëmtuar në të kaluarën, sidomos kur këso fjalësh kanë dalë prej partisë sime, tha Mustafa.
Një reagim është dëgjuar në lidhje me projektin nga kreu i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, i cili ka lavdëruar projektin e ri, por ka thënë se emërtimi ndoshta duhet të jetë më ndryshe.
Unë, si akademik, njohës i historisë dhe i politikës, e kuptoj arsyen për këtë emërtim, por ju them se akademik Daci po të ishte në krye të vendit, do ta zgjidhte këtë punë shumë më mirë, ashtu që të mos konfliktohemi as me miqtë ndërkombëtarë, të cilët shpesh na e kanë dashur të mirën, e as të shkelim mbi historinë tonë dhe personalitetet tona, ka thënë Daci, duke propozuar që Qendra të quhet Ibrahim Dell arena.
Një propozim i tillë është kundërshtuar edhe nga Qeveria, edhe nga partitë e tjera opozitare, sidomos nga Vetëvendosja. Madje, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka deklaruar se bëhet fjalë për një komplot të kryeministrit Thaçi dhe të liderëve të tjerë, përfshirë opozitarët nga LDK-ja dhe AAK-ja, dhe qëllimi është përgatitja e logjistikës për përballje me pakënaqësitë sociale dhe politike që pritet të shpërthejnë për shkak të qeverisjes së keqe dhe koncesioneve ndaj Serbisë.
Ata po e ndërtojnë jo një qendër sportive, por një burg, një kamp përqendrimi, në të cilin do të na fusin neve, që përfaqësojmë idealet dhe pritjet e popullit, i cili është i zhgënjyer me punën dhe tradhtitë që po ua bën kjo qeveri, ka thënë Konjufca. Por, ai ka pasur një porosi për qeveritarët: Kot e keni, se jemi shumë më shumë se që mund të na zërë kjo tendë e shkretë, ka thënë ai, duke pyetur gazetarët më pas nëse e dinë se për sa persona është tenda që do të ndërtohet.
Thaçi i relaksuar
Të dielën, kryeministri Hashim Thaçi, i relaksuar dhe në shoqëri të ambasadorit amerikan Christopher Dell, ka shëtitur nëpër qendër të Prishtinës, ku ka inspektuar vendin në të cilin do të ndërtohet Dell arena.
Jam i lumtur që Kosova, përkundër disa zërave të frustruar, di të falënderojë miqtë e saj, të cilët i qëndrojnë pranë në momentet më të vështira të historisë, ka thënë Thaçi, duke shtuar se një arenë sportive është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë për Amerikën dhe Perëndimin.
Vetë ambasadori Dell ka preferuar të mos flasë shumë para medieve, duke deklaruar shkurt se Kosova është shtet i pavarur dhe Qeveria e Kosovës ka mandatin, kapacitetet, vullnetin dhe vizionin për ti marrë vetë vendimet e duhura. Aprililililililili


austria02.04.2012/10:58
po patrioti qe esht dell me gjith thaqin po nuk ja vlen emri i dell po me ty zotri kryeminister jan tu lujt si maca me minin turp nese ndodh kja po ma e mir ishte me ja lan emrin THAQ DELLTADIQ urime

goni02.04.2012/10:01
e kuptova qe asht fore kur e lexova qe ne prill me fillu e ne korrik meu perfundu se jena msu zakonisht ni diqka i vogel mu ndertu zgat me vite

Ylli02.04.2012/09:23
Oh, kuku... gati me ra pika! Shyqyr qe qenka 1 prilli!

Blaçi02.04.2012/00:58
Shume e fort njerz a. hshahaha, bravo...

seri02.04.2012/00:44
e kam hanger foren me mengjes D BRAVO

ylber02.04.2012/00:10
Me vjen inati prej veti qe isha i hutuar nga shkrimi duke mos ditur se ka te beje me 1 prillin...., e "hongra"

xeni 01.04.2012/22:47
prishtines ndertimet jakan zan frymen futnja edhe qet qader aprililili

pajtimi01.04.2012/21:24
hahahahahaha qfare rrene per 1 Prill. Aty nuk ka hepesire per keso arenash.

F. Morina01.04.2012/20:56
Pershendetje te gjitheve.Besa more vllezer mos e merni fort per 1 prill se gjithqka ndodhe tek ne,,,kan then njerzit se nga hajgarja ka linde djali

avni01.04.2012/20:50
Valla breh kur e lexova kesh tu plas pi inatit DELL ARENA se pak patriaota po ka kosova veq ne emer te dellit me mbet ajo aren sportive edhe me gjith se esht per tu besu se shum sene ... a ka ber hashim thaqi edhe ket ekish bo gradualisht tu ja vnu majen. Tu i thon vetes kesh ao nermal ky kryeminister dy polic te burgosur ne serbi ee ka hi gajlja me falenderu dellin me vensojsen e emrit te ti nje arene sportive kuku breh qe mkeni nervozu @

besa 01.04.2012/20:42
nese osht 1 per 1 Prill hallall po jau boj, po nese nuk osht atehere mos vet kah po shkojme

1 Prilli01.04.2012/20:08
Qfar qeverie kemi edhe e vertet me kan nuk eshte qudi.

gezimi g.h01.04.2012/19:48
po ne Kosove krejt jeta eshte nje prill.Edhe shteti qe kemi eshte nje prill!

Fakit Morina01.04.2012/18:21
Shyqyr qe si lexoj kto deri ne fund

Iliri01.04.2012/17:54
Hahahaha, interesante. Shume ide e fort.

Iliri01.04.2012/17:49
Hallall, shume e qelluar per nje prill. Interesante

arbeni01.04.2012/16:44
hahahahahahah

ermal01.04.2012/16:38
Shume qesharake.

halori01.04.2012/16:25
Një mike më tha sot se është dy prill. I thashë e ke gabim. Më tha e hëngre foren.

Ilir01.04.2012/16:03
pak ka koliba ne Prishtine a?!

mentori 01.04.2012/15:41
1 Prilli

Haki Morina01.04.2012/15:36
APRILILI !!!!










Mergata02.04.2012/11:23
NJE RRENE ME SHKOLLE !